Albspirit

Media/News/Publishing

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë- Serbi, Trump i pranishëm në takimin me Hotin dhe Vuçiç

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA. Në takim i pranishëm ishte edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, kurse në krahë të tij Vucic dhe Hoti. Kjo marrëveshje është kryesisht për tema ekonomike, teksa dje Serbia refuzoi njohjen reciproke dhe Vuçiç madje tha se SHBA u tërhoq nga pika 10. Teksa pikat e tjera janë kryesisht tema ekonomike. Flitet për projekte të përbashkëta 13 miliardë euro. Tjetër pikë e rëndësishme është Liqeni i Ujmanit, për të cilën Ramush Haradinaj ka thënë se nëse përfshihet në marrëveshjen treliraterale, atëhere do të tërhiqet nga qeveria e Kosovës.

Please follow and like us: