Albspirit

Media/News/Publishing

Netanyahu: Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Kuds

Mustafa Deveci

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Kosova, e cila vendosi të normalizojë marrëdhëniet me vendin e tij, do të hapë ambasadën e saj në Izrael në qytetin e Kudsit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë së Izraelit, u theksua se presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka telefonuar Netanyahut gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe i ka përgëzuar dy kryeministrat për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Kosovës.

Në deklaratë thuhet se Hoti ka thënë se Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Kuds, ndërkohë që kryeministri izraelit Netanyahu ka thënë se “Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë të popullsisë myslimane që hap ambasadën në Kuds”.

“Siç thashë më parë, rrethi i paqes dhe njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe vende të tjera pritet të bashkohen”, ka deklaruar Netanyahu.

Sot gjatë ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA-së Trump njoftoi se Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.

Please follow and like us: