Shaban Murati: Shqipëria nuk i ka borxh askujt!
Shqipëria nuk i është borxhlije asnjë qyteti dhe asnjë krahine. Të gjithë qytetet, katundet dhe krahinat i janë borxhli Shqipërisë. Nëse sot krerët e pushtetit e ndjejnë veten borxhli ndaj grupeve krahinore, që i sollën në pushtet apo i mbajnë në pushtet, është detyrim i tyre personal dhe familjar, jo i shqiptarëve dhe aq më pak i kombit.
Narrativa e sotme folkloriko-historike allasovjetike, që rrëfejnë shesheve e sokakëve krerët e politikës duke hiperbolizuar dhe duke keqpërdorur historinë në funksion të legalizimit të sundimit të sotëm, është mentalitet tribal dhe feudal i mesjetës, është përçarje krahinore dhe një përdhosje e demokracisë.
https://www.gazeta-shqip.com/mendimi-im/shqiperia-nuk-i-ka-borxh-askujt-225
https://noa.al/lajmi/2020/09/2186551.html
https://bulevardionline.com/2020/09/05/shqiperia-nuk-i-ka-borxh-askujt/