Albspirit

Media/News/Publishing

Jo vetëm qeverisje e hapur/Japonia hap tualete publike prej xhami, por nuk është gjithçka ashtu siç duket

Një tualet publik transparent, për të gjithë ne mund të tingëllojë si një endërr e keqe, pasi në to mund të na shohin të gjithë!

Projekti më i ri në Tokio është i tillë. Tualetet transparente, të krijuara nga arkitekti fitues i çmimeve Pritzker Shigeru Ban dhe shumë arkitektë të njohur, janë ndërtuar komplet nga qelqi. Mirëpo ajo që i bën akoma më të veçantë këto tualete është ndryshimi i ngjyrës e cila kthehet në të errët kur dikush futet brenda dhe askush nuk mund t’ju shikojë gjatë kohës që ju ndodheni aty, në qetësinë tuaj.

Këto tualete u hapën në pesë vende në lagjen Shibuya të kryeqytetit si pjesë e Projektit të Tualeteve të Tokios, të organizuar nga Fondacioni Nippon. Për fondacionin ky projekt dhe këto tualete janë një arritje për qytetarët, pasi ata mund të ndihen të sigurt, të pastër në këto tualete, që sodisin jashtë pa u parë nga askush.

Please follow and like us: