Makabre/Zbardhet dëshmia e babait të Eglantinës: Ajo është gjallë dhe është prostitutë, e vras po të më dalë përpara
Faik Buci, babai i Eglantina Bucit, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, ka mohuar që eshtrat e gjetura në Malin me Gropa i përkasin vajzës.
Ai ka thënë se Eglantina është gjallë dhe sipas dëshmisë në polici, ajo është prostitutë.
Buci ka thënë ndër të tjera se Eglantinën e ka mohuar si fëmijë, dhe sot nësë do t’i dilte përpara do ta vriste.
“Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë para e vras”.
Sa i përket ngjarjes, ajo ka ndodhur në vitin 2012. Sipas policisë, babai dhe vëllai i saj, shtetasit Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë më armë zjarri pistoletë vajzën dhe më pas e kanë fshehur (groposur) kufomën, në Malin me Gropa, Tiranë.
Motivi i vrasjes së bërë nga babi dhe vëllai i saj është pasi vajza është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e familjarëve të saj.
Si u zbuluan tani babë e bir për vrasjen e Eglantina Bucit 8 vjet më parë?