Natasha Lako: Përse i harruam duartrokitjet?
Përse i harruam duartrokitjet,
Për shërbimin shëndetësor,
Ka arsye të shumta,
Se e kuptuam se edhe duartrokitjet
na kujtojnë vdekjet,
Se nuk ua dimë mirë duartrokitjeve historinë,
Ose se na ka ardhur turp nga duartrokitjet,
Ose se nuk dimë,
Ose se shfaqjet kanë përfunduar,
Ose se martesat janë të pakta,
Ose se nuk di mirë unë të këndoj,
Ose se u lodhën duartrokitje nëpër ballkonet e Europës,
Ose se këtë përshëndetje nuk e kanë të tjerë zakon,
Ose se u mësuam pa triumf,
Ose se në ndonjë burg
janë duartrokitjet.
Please follow and like us: