Albspirit

Media/News/Publishing

Sulejman Mato: Ricosi ka ikur

Qielli është i lartë dhe rruga është e kaltër.
Ricosi ka ikur dhe Greqinë e ka marrë me vete,
e ka futur në torbën e tij së bashku më thërrimet e bukës
ka marrë me vete dhe buzukët e tavernave të ishujve të largët,
dhe xhaxha Karain, dhe yjet e Thesalisë,
ka harruar vetëm këpucët e tij të vjetra, pa lidhëza,
në dhomën e tij të vjetër, këpucët e tij ushtarake
me shojet e ngrëna nga gurët e ishullit Makronisos.

Herë- herë, ai kalon mëngjezeve nga dritarja e tij,
i heshtur, nuk ndalon, vetëm sa i hedh një sy kopshtit
dhe dritares së hapur nga rruga,
nuk pyet më për asgjë, ikën tutje…

Nuk është Ricosi,
është hija e tij e veshur me dritë.

Please follow and like us: