Albspirit

Media/News/Publishing

Jozefina Topalli: Vakancat e gjata të politikanëve dhe hipokrizia për zgjedhje të lira!

Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm, pothuaj 8 muaj përpara.

Por ligji për zgjedhjet nuk është gati.

KQZ nuk është gati, përgatitjet për digitalizimin e procesit nuk është kërkund.

Marrja e pushimeve nga politikanët ka shtyrë punën për votimin e ndryshimeve të nevojshme në Kodin Zgjedhor.

Për shkak të pushimeve ende nuk ka filluar puna për ndërtimin e KQZ, institucion që duhet ndërtuar nga e para me një organizim e strukturë krejt tjetër.

Ndërkohë përgatitjet për identifikimin e zgjedhësve si një ndër kërkesat e “opozitës” jashtë parlamentit ende s’ka filluar.

Edhe këta me pushime… për Këshillin Politik është e tepërt të pretendosh të mblidhet… si një strukturë e çuditshme që është, natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat…

Në fakt për shkak të vakancave të gjata të politikanëve, për shkak të mos mbledhjes së Këshillit Politik, vendi rrezikon të shkojë drejt zgjdhjeve të ardhshme pa përmbushur as minumumin e gjërave.

Qeveria nuk shqetësohet për standarde dhe kjo është e kuptueshme, por që opozita të jetë aq e rahatuar sa të vazhdojë vakancat dhe të mos shtyjë procesin kjo është e çuditshme.

Heshtja për sa më lart nga të gjitha anët flet për hipokrizinë e atyre që bërtasin për zgjedhje të lira ose lajmëron për një linjë konflikti në muajt e ardhshme.

Qytetarët që ndjekin politikën nga ekrani kanë një koment…

Prapë këta? Prapë Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha?

Në fakt vendi është pa alternativë.

Tre emrat më lart janë bashkë. Ata grinden vetëm për pjesët tek koncesionet e tenderat.

Ndërkohë vendi ka nevojë dëshpëruese për ndryshim.

Qytetarët duan shpresë. Protestat në Minsk janë një frymëzim edhe për shqiptarët kundër një klase politike të korruptuar e të dështuar si kjo e jona.

Shpresa nuk do jetë kurrë e heshtur.

Me votë, me protestë apo me të dyja bashkë qytetarët do çlirojnë vendin nga 3-4 vetë (kryetarë partish) që e mbajnë peng atë.

Please follow and like us: