Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Të rrëzojmë simbolin e kriminalizimit të shtetit, Edi Rama!

 

E vërteta për të gjithë flet shqip dhe kjo e vërtetë është se Rama është konceptuesi, themeluesi dhe përfituesi i Kriminalizimit të gjithë instancave të partisë dhe shtetit!

Rama është regjizori i Kriminalizimit të maxhorancës së Rilindjes banditeske.

E vërteta flet pasi të gjithë njerëzit me kontribute i zëvendësoi me oligarkë nga politika, biznesi dhe individë me rekorde të shumta kriminale.

Rilindja është ilegjitime dhe kjo është e vërteta, sepse 19 deputetë të saj me rekorde kriminale kanë hyrë në parlament me listat e Edi Ramës e duke përdorur paratë e drogës, prostitucionit për të blerë votat dhe nëpërmjet kërcënimit të qytetarëve.

Është e vërtetë se me urdhër të Ramës u detyruan mbi 5 gra kandidate për deputete të largoheshin nga listat e t’i hapnin rrrugën ardhjes së tyre në parlamentin shqiptar, pikërisht si shpërblim për votat që ata kishin siguruar Rilindjes duke i blerë apo më forcë, mashtrime e kërcënime!

E vërteta është dhe duhet të jetë për gjithë shqiptarët se Rilindja nuk mund të pastrohet, të bëhet më legjitime sepse këta banditë, i vendosi në lista vetë Rama me pëlqimin dhe me firmën e tij, duke e ditur që ata ishin persona me rekorde kriminale.

E vërteta është se ka pesë vite që është miratuar ligji për dekriminalizimin, por dekriminalizim i plotë i kuvendit do të ndodhë vetëm atehere kur të largohet Rilindja e inkriminuar dhe kryeministrit të zgjedhur prej bandave dhe krimit!

Rama është lokomotiva e hajdutërisë, oligarkisë, banditizmit dhe krimit e kjo monstër po helmon e çon drejt greminës të gjithë shqiptarët, të majtët e tij e të djathtë.

Jemi të vonuar për ta hedhur në koshin e plehrave të gjithë këtë aleancë qëlbësirash që u bënë bashkë e po largojnë shqiptarët nga vendi, vjedhin, varfërojnë, mjerojnë, helmojnë shpresën dhe ëndrrat e shqiptarëve.

E vërteta është se Rama është përpjekur me të gjithë mënyrat ta pengojë, shmangë, devijojë dhe frenojë këtë proces deri sot për të mos pranuar të shkojë thellë deri në pastrimin e metastazave të trupit të këtij shteti-krim apo dhe të largimit të individëve nga biznesi e media oligarkikë me pasuri të krijuar nëpermjet krimit, bashkëpunimit e nëpërmjet bashkëaksioneve me politikanët oligarkë dhe përfundimisht largimit të vetë politikanëve oligarkë.

E vërteta thërret mbarë shqiptarët, opozitën që ta rrëzojmë këtë rregjim oligarkik, autoritar e kriminal, të largojmë simbolin e këtij kriminalizimi të hallkave të shtetit e pushtetit!

Deputeti ukrainas përfundon në koshin e plehrave.

Please follow and like us: