Albspirit

Media/News/Publishing

KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit, Artur Gaxha

Mos justifikimi i pasurisë dhe pronave, bëri që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ti komunikojë shkarkimin nga detyra, gjyqtarit të Apelit Tiranë, Artur Gaxha.

Vendimi ndaj tij u dha paraditen e sotme, ku gjyqtari Gaxha u gjet i papërshtatshëm për të vijuar detyrën.

Nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, gjyqtari rezultonte me pamundësi financiare në dhjetëra milionë lekë për krijimin e pasurive të tij si dhe mosdeklarim të pasurive dhe huave.

Gaxha nuk justifikonte të ardhurat për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 180 m2 në Tiranë në vitin 2015 për shumën 200 mijë euro.

Si burim krijimi të kësaj pasurie, ai ka deklaruar një kredi në vlerën 120 mijë euro, 41 mijë euro të përfituara nga shitja e një apartamenti në Golem, 1.5 milionë lekë nga shitja e një automjeti dhe kursime familjare.

Por parregullsitë e gjetura bënë që Gaxha të mos e kalojë vetingun.

Artur Gaxha për shumë vite ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, deri kur në vitin 2016, u emërua në Apel.

Please follow and like us: