Albspirit

Media/News/Publishing

Bejdo Malo: Kush ia komunikoi Sandrit shkarkimin? 

 

Tërheqja, “shkarkimi”, dorëheqja, dorëzimi, përplasja e derës, e Sandër Lleshit besoj se do ketë ndodhur dje mbasdite. Pardje ai ishte në Kukës dhe foli sikur do ishte ministër deri në 2030. Edhe pse media dhe ata që punonin afër tij kishin më shumë se dy muaj që e dinin që ai ishte shkarkuar. S’thonë kot që trau i shtëpisë (burri) e merr vesh i fundit, që gruaja ka bërë namin me burrat e lagjes. Kjo histori e Sandrit më kujton historinë e gazetarit Xhemal Lamçellari që u bë gjykatës në gjykatën e Durrësit. Në këtë gjykatë ishte një pastuese, që sillte e para lajmet për çdo shkarkim e lëvizje punonjësi në gjykatën e Durrësit, e cila për nga madhësia dhe personeli është e dyta pas asaj të Tiranës. Nga inati që gjykatën në thelb e komandonte pastruesja dhe jo kryetar Xhemali dhe si rrebel që ishte kthente disa gota, ujët e hollë dhe të trashë nuk i bënte në vendin e duhur, por në sheshin tualeteti pasi kështu i dukej se zhvleftësonte autoritetin e fshehtë të pastrueses. Por ajo e raportoi dhe kryetari Doçi që e dinte fuqinë e saj, e thërret Xhemalin.

-Zoti gjyqtar, i thotë, vuan nga zorrë e tashë dhe s’arrin dot deri tek vendi.

-Jo, i thotë Xhemali, e bëj kastile se s’je ti kryetari po është ajo.

Kaloi një muaj dhe kryetari midis Xhemalit dhe pastrues zgjodhi për të larguar Xhemalin. Pas një muaji pastruesja takon Xhemalin dhe i thotë se “edhe këto dy ditë je në punë”. Tërbohet Xhemali e shkon tek Kryetari.

-Gjë s’më ka ardhur deri tani, po po tha pastruesja mos u habit është e veërtetë ndaj bëhu gati.

Do ti të nesërmen, siç tha pastruesja, i erdhi mandata Xhemalit. Kështu thonë dhe për Sandrin, troç ja paska thënë pastruesja e zyrës.

Dhe ai doli në Vlorë dhe ia bëri forra.

Sandrin kam pasur fatin ta njoh në fillim të viteve ‘90-të. Ishim bashkë në Regjimentin elitë të Mbrojtjes Kundërjërore të Rinasit. Ai komandant toge, por një oficer klasi, me rezultate te shkëlqyera, veç dy gjuhëve që dinte ai mbrojti dhe rusishten. Ai është ndër gjermanofolësit më të mirë në Shqipëri, përkthen në mënyrë brilante nga kjo gjuhë. Personalisht Sali Berisha e mori Sandrin nga komanndat toge dhe e bëri Komandant Regjimenti. Rast i rrallë dhe unik në botë. Çërçilli iku nga kryeministër e u kthye përsëri pas 10 vjetësh kryeministër. Roje personale kërkoi Tomsonin. E kishte lënë rreshter dhe u habit që ishte po rreshter. U kërkon ta bëjnë toger. Mos e dhëntë zoti. U desh dhe dy vjet karrierë. Por Sandri ishte vërtet studjues i aftë, i zoti, mjeshtër i karrierës ushtarake, shumë i plotësuar me arsim ushtarak. Ia doli të mbarojë akademitë dhe të shkollohej shkëlqyshëm në Gjermani. Deri sa arriti që të bëhej zëvendes shef shtabi. Një aset i madh i ushtrisë. Por në 100-vjetorin e Pavarësisë ndodhi krisja. Përplasjet me Imamin i pagoi Sandri. Lindi dhe flirti me të majtën. Për një yll gjenerali PD, humbi oficerin më brilant. Ishte përkthyesi i tërë dokumentave te mëkëmbsit të Hitlerit në Shqipëri dhe i shumë materialeve të komandës gjermane. Këto përkthime ridimensionuan luftën civile të 1939-1944 në Shqipëri. Kadereja u afeksionua nga bagazhi i gjeneralit nga erudicioni tij. E propozoi për President. Do ishte gjëja më brilante. Kam biseduar me Sandrin kur ishte në momente jo të mira me Ministrinë e Mbrojtjes. Më ka befasuar kthjelltësia e tij. Analiza e thellë, njohuritë për fenomenet dhe ajo që ndodhte realisht në ushtri. Pastaj ai u bë këshilltar i Ramës dhe pastaj ministër. Sandri u tregua korrekt deri pardje. (Ministri i Brendshëm ishte njeri serioz, i përgatitur dhe jo si një ish-ministër karagjoz që mbajti babain e vdekur në frigorifer 3 javë se donte të konfirmonte në varrim pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë, por i shkoi vetëm njëri që tani bën pjesë në opozitën e re dhe voton të gjitha ligjet e maxhorancës). Aq i sigurtë ishte para dy ditësh sa se “që të gjithë policët barkalecë do ikin”. Pastaj si rrufe në qiell të pastër nuk e mbajtën nervat. E tha në Vlorë. Çfarë ka ndodhur pardje. Çuditërisht përkon dhe me një intervistë të ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, që do të mbahet mend si ministri që dorëzoi vëllanë për PS dhe postin e ministrit, por Edi Rama si furbo atë deshi, e zhvleftësoi, e bëri leckë dhe e flaku. Taulant Balla ka një javë që ka blerë kostumet për t’u bërë minstër. Por do t’i ngajë si Astrit Patozit me Berishën, që 10 herë u bë gati Astriti për Ministër i Brendshëm dhe marshalli se bëri që se bëri. Po le të kthemi tek Sandri. Kush ia çoi lajmin e shkarkimit se Edi Rama paska një muaj që s’i folka me gojë.

Festën më të madhe sot po e bënin policët mbi peshë.

Please follow and like us: