Jorgo SEFERIS: Macet e Shën Nikollës
Por thellë meje ja nis
Vajtimit Furija pa lirë,
Kjo zemër e kalitur e humbi
Besimin e vyer të shpresës.
ESKILI, “Agamamnoni”
“Ja kepi i maceve” – më tha Kapiteni
Me gisht tek tregonte një rip të hollë bregu,
Bosh ishte plazhi, Ditë Kërshëndellash –
“… Aty pak më larg nga perëndimi, aty
Afërdita doli prej dallgëve:
Ende vendi thirret “Shkëmbi i Grekut”.
Majtas dhjetë gradë, timoni.
Kish syte e Salome-s maces qe humba para nje viti:
Dhe Ramazanit plak, c’ e shihte vdekjen drejt e ne sy’
Me dite te tera ne boren e lindjes’
Nen diell te ngrire’
Me dite te tera drejt e ne sy: Hyji riosh i vatres.
Mos ndal udhetar!
Majtas, dhjete grade, tha timonieri.
…Miku im, ndoshta, dhe mund te fanepsej
Tani mes anijesh,
A mbyllyr ne nje shtepize plot foto,
Frengjite te kerkonte pertej kornizash!
Ra kembane e anijes
Si metelik i nje qyteti te zhdukur,
Qe te ndermend teksa kumbon,
Darova prej nje tjeter kohe.
” Eshte e cuditshme” – shtoi kapiteni,
“Kjo kambane,- kete te kremte-
Me kujton nje tjeter,nje kembane manastiri
Ja c’me tha njehere nje kallogjer
gjysme i perhenur, nje soj vetmitari;
“Beri nje here Thatesire e papare
Dyzet vjet me radhe pa rene pike shiu,
Ishulli i teri u perzhit, u shkretua,
Njerzit vdisnin, gjarperinjte u shtuan
Ky kep kishte me miliona syresh,
Te trashe sa kofsha e njeriut,
Enjtur nga helmi.
At’here manastirin e Shen Nikolles.
E mbanin murgjrit e Shen Vasilit
Te shkreteve kallogjere u mbeten arat djere,
As grigjen se nxirnin dot ne kullote,
Ne fund i shpetuan macet qe mbanin.
Ne ag te thelle sa binte kembana
Ushtri e maceve nisej per lufte,
luftonin ata tere diten e lume’
gjer binte kambana per vaktin e mbremjes.
Pas darke kembana binte serisht,
E ata jashte, perleshje tere naten.
Thone ish e magjishme ti shihje tek shkonin;
Disa te cale, te verber disa, ca hundeprere
Ca monovesh, rjepur lekura, bere fije-fije…
Me jeh kembanash kater here diten,
Iken muaj, vite , stine pas stine.
Kokfortet e eger, perhere plot plage,
I sosen gjarperinjte, por dhe vete u sosen,
S’ja dolen dot tere atij helmi.
Si nje anije e mbytur,
Nuk lane, ata, shenje mbi siperfaqe,
Asnje mjaullime a jeh kembane.
Drejtimi para!
Djallushet e gjore cfare mund te benin,
Ne ate fare lufte, diten dhe naten, tek pinin
Gjak e farmak gjarperinjsh?
Breznira helmi, Shekuj te tere helmi”.
“Drejtimi para”,
si gjemimbytur u duk timonieri.
E Merkure, 5 Shkurt, 1969
Perktheu nga Anglishtja Gezim Basha.
The Cats of St Nicholas, pg 220
GEORGE SEFERIS
COLLECTED POEMS
Translated, Edited, and Introduced by Edmund Keeley and Philip Sherrard
PRINCETON UNIVERSITY PRESS, (c)1995
Princeton, New Jersey.