Albspirit

Media/News/Publishing

Reagimi i fortë i Gjeneral AHMETAJ ndaj Ramës për detin: Kryeministri në ikje, i keq-kapur nga paranoja e të madhërishmit!

Në respekt të qindra rekomandimeve, po ndaj oponencën: “12 pikëpyetje kritike për sovranitetin me 12 milje detare”, ku jam përpjekur të ndriçoj impaktet mbi RSH të ligjit të miratuar nga qeveria greke.
Qeveria Greke është SOVRANE ta miratojë me ligj zgjerimin, POR kurrsesi të drejtën sovrane me 12 milje, nuk mundet (pa marrëveshje bilaterale) ta ushtrojë në hapësirën detare me RSH!
Edhe Enver Hoxha ishte “SOVRAN dhe paranojak” kur vetëvendosi zgjerimin 15 milje (1976), por anijet e vendeve që ndajmë kufij detare, NATO-s, SHBA, etj nuk e duartrokitën, as se njohën kurrë dhe englediseshin me te drejtën sovrane (15 milje) të RSH!
Kështu, qeveria-Rama në ikje, të mos shpërfytyrohet në debate publike (si rasti në OPINION dhe jo vetëm) si dhe te mos vijojë të keqpërdor si kauzë patriotiko-nacionaliste këtë çështje me peshë gjeopolitike, por të përmbushi detyrimet shtetërore duke i prezantuar qeverisë greke rezervat zyrtare për zgjerimin me 12 milje deri ne finalizimin e marrëveshjes ndërmjet dy tona!
Kështu PM në ikje, për 8 vite në pushtet, ka zbuluar “armiq”, por ka dështuar me sukses të gjejë zgjidhje, ashtu njësoj si diktatori Hoxha, ku nuk gjente naftë, aty kishte me siguri grup armiqësor!
Ndërsa, institucionet që kanë përgjegjësi kushtetuese të informojnë qytetarët mbi gjendjen e grupit, produktin (nëse ka !) problematikat si dhe pritshmërinë e negociatave mes dy vendeve.
Për “patriotët me qillota dhe dylbi ushtarake”, theksoj se pas anëtarësimit në NATO, nuk ka asnjë pretendim territorial (border disputes) mes dy vendeve tona, dhe kështu thirrja nuk është as “t’u biem Ne, as se do na bjerë greku, e të tilla donkishotizma”!
Në të kundërt jam besimplotë se dy vendet që ndajnë vlera të përbashkëta, do të gjejnë zgjidhje mbi parimet dhe frymën euroatlantike për ndarjen e ZEE në interes të mirëqenies së dy popujve.
Në përmbledhje, shpresoj që sa bashkëlidhur dhe kjo shtesë qartësuese të kontribuojnë për të “mjekuar delirantët”, qetësuar mendjet e armatosura si dhe pragmatizuar qëndrimet zyrtare rreth kësaj çështjeje me peshë për sigurinë mbarëkombëtare.
Kaq e thjeshtë është, edhe për Ne të paditurit dhe për të gjithëditurin Kryeninistër!

Bashkëlidhur opinioni-referencë bazë.

Gjeneral Piro AHMETAJ: 12 pikëpyetje kritike për sovranitetin me 12 milje detare!

Please follow and like us: