Ndahet nga jeta profesori dhe historiani Llambro Filo
Historiani i njohur Llambro Filo ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme për shkak të koronavirusit. Filo ishte i shtruar te Spitali Infektiv, por nuk ka mundur të fitojë dot betejën e tij. Filo u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai ishte pedagog në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ai është edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.
Please follow and like us: