Albspirit

Media/News/Publishing

Librazhd, ish-nxënësi i shkollës “Ibrahim Muça”, Sokol Skura bën gjestin prekës…

Era Cela

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë dhe në rrethin e Librazhdit ka nisur sot dita e parë e shkollës. Por ajo që ra në sy në shkollën e mesme “Ibrahim Muca” ishte një gjest solidarizimi nga një ish-nxënës i kësaj shkolle, Sokol Skura, biznesmen, mëngjesin e sotëm që në shenjë humane i ka dorëzuar drejtoreshës së kësaj shkolle zonjës Klara Lumani rreth 750 maska dhe 750 dizifektues për nxënësit e këtij gjimnazi.

Ka qënë drejtoresha Klara Lumani e cila ka bërë shpërndarjen e këtyre maskave dhe dizifektuesve te gjimnazistët, ku dhe u ka komunikuar se këto maska i ka dhuruar një ish-nxënës i kësaj shkolle Sokol Skura. Klara Lumani së pari u uron të gjithë nxënësve suksese në këtë vitë të ri shkollor.

Ajo thotë se “sot në gjimnazin tonë na lumturoi pafund ish-nxënësi ynë Sokoli me gjestin e tij dhe është këqaqësi kur ka njerëz kaq humanë sa Sokoli. Unë i shpërndava maskat dhe dizifektusit dhe u komunikova nxënësve që këto janë dhurar nga Sokol Skura i cili ka qënë ish-nxënës në këtë gjimnazi”.

Ndërsa vetë Sokoli, në një pononcim të shkurtër thotë se “së pari u uroj suksese të gjithë nxënësve kudo që janë për këtë vit të ri shkollor, do të kenë një vit të vështirë për shkak të kushteve, por që jam i sigurtë që do ia dalin. Në fakt si një ish-nxësës i kësaj shkolle, si djali  i një ndër mësueseve që i kushtoi gjithë jetën arsimit, e ndjera Drita Skura, shpallur Qytetare Nderi, por dhe si djalë i Librazhdit e ndjeja si detyrim moral që të solidarizohesha sado pak me këta nxënës, por dhe me prindërit e këtyre nxënësve dhe vendosa që të sjell në këtë  shkollë, maskat dhe dizifektuesin. Është kënaqësi për mua të ndihmoj sado pak dhe me sa të mundem bashkëqytetarët e mi.

 

Please follow and like us: