ELLE, 1946/Ç’MENDONTE SHKRIMTARI DHE FILOZOFI J-P SARTRE PËR GJON MILIN?
ELLE (1946) / JA ÇFARË MENDONTE SHKRIMTARI DHE FILOZOFI J-P SARTRE PËR GJON MILIN, FOTOGRAFIN MË TË MIRË NË BOTË QË SAPO KISHTE REALIZUAR NJË FOTOGRAFI TË JASHTËZAKONSHME
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Shtator 2020
“Elle” ka botuar, më 5 nëntor 1946, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me Gjon Milin, fotografin shqiptaro-amerikan me famë botërore, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Gjon Mili mund të fotografojë një pikë uji që bie (rrjedh)
Gjon Mili, fotografi më i mirë në botë, ka aparatin më të mirë në botë me të cilin ka realizuar…
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
…këtë fotografi vërtet të jashtëzakonshme. Shikoni pikat e ujit që bien nga mjekra (nofulla) e kësaj gruaje…
Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Në vitin 1939, Gjon Mili ishte një amator i thjeshtë. Tani, ai është fotografi-reporter i parë në botë. Ky inxhinier elektrik amerikan, me origjinë shqiptare, mësoi frëngjisht në Bukuresht.
“Gjon Mili ju kap krejtësisht të gjallë në gjendje të papërpunuar. Ju vazhdoni të luftoni në fotografinë e tij si peshku në rrjetë… Unë kisha njohur para tij vetëm fotografë me gjak të dobët, të cilët fotografonin me inat (pakënaqësi), ashtu sikur vrasim. Mili nuk ka inat. Atij i pëlqen gjithçka : të hajë, të pijë, të kërcejë. Ai e njeh Harlem-in më mirë se çdo i bardhë, Nju Jorkun më mirë se kushdo. Ai është i lumtur. Ai nuk dëshiron të të vrasë, akoma më keq, ai do t’ju kapë të gjallë”, shkruan për të J.-P. Sartre.
Mili erdhi në Paris me 200 kg material për të bërë disa fotografi të Konferencës së Paqes. Ai donte të kishte së bashku “Katër të Mëdhenjtë”. Sigurimi nuk pranoi. Mili e ngushëlloi veten duke organizuar një ekspozitë me fotot e tij, në hapjen e të cilës morën pjesë skulptori i madh amerikan Golder, René Domergue, J.-P. Sartre, Chaptman, kritiku i artit i “Life”… Ai ekspozoi gjithashtu aparatin e tij të jashtëzakonshëm të sofistikuar i cili operon elektrikisht në akumulatorë, bën tridhjetë mijë fotografi pa u rimbushur (karikuar) dhe funksionon në tridhjetë të mijtën e sekondës. Teknika e tij bazohet në “surimpression” (në shtypjen e dy ose më shumë imazheve në të njëjtën sipërfaqe të ndjeshme) dhe ndriçimin “nga poshtë”.