Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Leivadhitis vjen në shqip nga Arqile Garo

FUNDI I NJE HISTORIE QE ASNJEHERE NUK FILLOI
Tasos Leivadhitis

Ti asnjëherë s’ ke për ta marrë vesh.
Mund që të ishe
më e bukura qënie që dashurova,
por do t’ i fsheh të thënat e mia
mbrapa buzëve
dhe ti nuk ke për ta ditur.

Dhe nëse fjalët,
më shpëtojnë pa dashje,
do t’ i pëshpëris me zë kaq të pakët,
sa që ti nuk ke për t’ i dëgjuar.

Do mendosh se për mua
ishe një njohje si gjithë të tjerat
dhe le të ishe për mua gjithë jeta.

Dikur do të doja të tregoja,
për një hije
që na ndjek përmes mjegullës,
por më është e ndaluar
të rrëfej fundin
e një historie që asnjëherë nuk filloi…

Shqipëroi: Arqile Garo.

Please follow and like us: