Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Më thotë lulja…

Më thotë lulja: ti s’je lule,
hijeshon për marrëzitē,
sapo çelesh shfaqen djajtë
dhe me to bën dashuri.
Unë vyshkem, po t’më këputin
nuk bëj pakt me marrëzitë.
Ti s’je lule, e bukura ime,
je vegim pêr ‘djallëzi’,
se i plase djajtë e tokës,
djajtë e qiellit i tërbon.
Sa të flesh në krahët e mallit,
rri pak zgjuar, vashëzo,
ka pak vend për ty këtu,
aq sa jeta ekziston.

Më tha lulja: ti s’je lule…
Oj ç’po ndizem ngjyra shumē
dhe në fjeta pak me djajtë,
kjo nuk ish aspak mëkat,
sa t’i vej në gjumë të thellë,
ky vegim do marrë fund.

(M.Bici, poezi nga cikli i poezive “Lulenata”. Tiranë , shtator 2020)

Please follow and like us: