Albspirit

Media/News/Publishing

Ursula von der Leyen: Me Ballkanin Perëndimor ndajmë të njëjtën histori dhe fat

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shprehu sot mbështetjen e saj për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në fjalimin e saj të parë në Parlamentin Europian, si presidente e Komisionit, të quajtur “State of the European Union”, gjermania tha: “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, jo vetëm një pikë ndalese e Rrugës së Mëndafshit”. Von der Leyen tha se unioni do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të dalin nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi. “Komisioni Europian do të paraqesë së shpejti paketën e ringritjes ekonomike për rajonin. Ne mbështesim partnerët tanë në lindje dhe në jug. Do t’i ndihmojmë ata të rinisin ekonomitë e tyre”, deklaroi ajo ndër të tjera.

Please follow and like us: