Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Demagogji me bollëk, por mungojnë testet, gjurmimi dhe mjekimi Covid!

 

Në të gjithë Europën numri i testimeve vëtem sa vjen e rritet, Shqipëria mbetet në fund të listës me testimet më të ulta për banor edhe po ta krahasojmë me vendet afrikane.

Shqiptarët e dinin, e preknin çdo ditë të qeverisjes së Rilindjes kaosin dhe mungesën e shërbimeve shëndetësore dhe përfitimin nga skema shëndetësore, por në pandemi u bindën se shëndetësinë Sekti Rilindja ia dorëzoi koncensionarëve dhe i mbylli derën qytetarëve të saj duke i braktisur edhe tani…!!!!

Testime në numër fare minimalë, por dhe kur qytetari dëshiron të testohet duhet të paguajë 12 mijë lekë, po ashtu pacientë që po trajtohen në kushte shtëpie kjo qeveri i detyron t’i blejnë vetë ilaçet edhe pse janë kategori që derdhin kontribute dhe duhej t’i kenë në listën e rimbursimit.

Dërgohen udhëzime për skema mjekimi për mjekun e familjes, por asnjë ndërhyrje në listë që këto barna që kanë kosto të lartë për pacientët t’i marrin falas.

Edhe më keq për ata të sëmurë rëndë në spitalet Covid që detyrohen të blejnë vetë (familjarët) gjithçka, madje dhe pajisjen CPAP dhe të sigurojnë ushqime ku spitalet covid të Sektit Rilindja të ofrojnë pamjet në burgje kur familjarët shkojnë për vizita dhe mbahen në radhë me orë të tëra pas hekurave me trasta me ushqime e veshmbathje.

Por spitalet fasadë, pa asnjë transparencë dhe shërbim skandaloz, shqiptarëve u treguan fytyrën e këtij shteti e pushteti të kriminalizuar që e shndërroi dhe sektorin më jetik, në shëndetësi kriminale dhe do t’ju kujtohet të gjithëve ku çdo orë kryeministri monstër dilte nga Surreli duke i tmerruar dhe duke i folur qytetarëve për luftë dhe vdekje.

Këtë e bën vetëm një monstër si ai, një i papërgjegjshem si ai, që nuk bën dot atë që bënë kryeministrat e vendeve të Rajonit apo të Europës duke ngritur komitete serioze me ekspertët më të mirë, duke testuar, gjurmuar e mjekuar në kohë e me përgjegjësi.

Qytetarët janë aq të trembur dhe të braktisur sa duan të mjekohen në shtëpi nën kujdesin e personelit e familjarëve për të mos përfunduar në spitalet e Rilindjes së dështuar që as teston popullatën, që as mjekon dot në këto kushte të rënda dhe të vështira të infektuarit me Covid siç po bën e gjithë bota mbarë!

Çdo ditë në media reklamohen fasada, por pacientët nuk testohen në kohë, nuk mjekohen në kohë, nuk mjekohen siç duhen dhe, fatkeqësisht, vdesin për shkaqe nga të cilat nuk duhej të vdisnin.

Nëse pacientët diagnostikohen herët, trajtohen sipas protokolleve të bazuar mbi evidenca, monitorohen nga mjeku i familjes dhe shtrohen në spital në stadin kur duhet, vdekshmëria ulet në mënyrë të ndjeshme duke evituar dhjetëra vdekje të parandalueshme.

Opozita me ekspertët e saj mjekë ka sugjeruar në çdo hap me seriozitet dhe saktësi për një menaxhim të mirë, por kryepidemiologu i vendit Edvin Rama si skizofren që është nuk dëgjon as në këtë situatë të rëndë ku e ka futur vendin duke iu dhënë edhe njëherë shqiptarëve një tabllo dhe një radiografi të qartë të dështimit përfundimtar të qeverisjes kriminale që as teston, as gjurmon, as mjekon dot qytetarët e saj, kohë kur në gjithë botën vdekshmëria ulet, ne futemi në pesë vendet me vdekshmëri më të lartë në Europë.

Please follow and like us: