Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK, karriera e Luan Dacit në pikpyetje

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA, Luan Daci

Pas shqyrtimit në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Lartë vendosi të regjistrojë rekursin e SPAK dhe ta kalojë çështjen në gjykim.

SPAK bëri rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që i hoqi gjyqtarit Daci masën e sigurisë “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë që kishte pezulluar Luan Dacin nga detyra. Ndërkohë,  SPAK kërkon që t’i rikthehet gjyqtarit Luan Daci masa.

Daci u pezullua pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për “Falsifikim Dokumentash”.

Sipas SPAK ai ka fshehur shkarkimin nga detyra për paaftësi në punë në vitin 1997.

Please follow and like us: