Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Mos…!  

Mos…!
Të shoh dhe më dhemb.
Më dhembin sytë, më lotojnë.
Centrifugë më bëhet stomaku,
Pafuqia ime më rëndon –
Si tërë suvatë e andruara
Dhe gjithë telat si zorrë përjashtë.
Unë s’të kam më timen,
Edhe se të përkas,
Edhe kur hesht e ulëras.
Gumëzhin kaosi yt brenda të ndërgjegjshmes.
Kaos urban.
Kaos akustik.
Kaos njerëzor.
Kaos intelektual.
Kolaps.
Mos.
Unë s’të ndiej më timen
Përditë të humbas nga pak.