Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri Lleshaj hedh dritë për emërimin e Picit

Plarent Ndreca nuk është më Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe vendin e tij e ka zënë Elena Pici.

Ministri Lleshaj bëri të ditur për mediat e Ndreca nuk kishte dhënë dorëheqjen por kishte lëvizur në një detyrë tjetër. Ai ka mohuar edhe zërat se kjo lëvizje lidhet me tenderat e uniformave blu.

Së pari, nuk ka një dorëheqje të Sekretarit të Përgjithshëm, ka një lëvizje të Sekretarit të Përgjithshëm në një detyrë tjetër. Ju e dini që administrata publike funksionon si e tërë dhe në kuadër të menaxhimit të kësaj administrate publike bëhen lëvizje, të cilat janë krejt të natyrshme në një strukturë të tillë.Histori me tenderat nuk ka. Sekretari i Përgjithshëm nuk është marrë me tenderat, nuk merret me tenderat, se tenderat kanë një agjenci të specializuar, e cila i kryen ato dhe i nënshtrohen një procesi të veçantë auditimi, verifikimi, hetimi, kur kanë nevojë për t’u hetuar. Por dua t’ju them që gjithçka është në nivelet optimale. Ministria e Brendshme është sot në ditën më të angazhuara të punës së saj për të menaxhuar rendin, sigurinë dhe fusha të tjera të përgjegjësisë”, tha Lleshaj.

Zëvendësuesja e Lleshajt, Elena Pici vjen në detyrë pas angazhimit të saj në Kryeministri. Ajo ka punuar më parë në Bankën e Shqipërisë në Departamentin e Mbikëqyrjes.

Ajo është diplomuar në Universitetin Epoka, ndërsa studimet e masterit në degën Zhvillimi Ekonomik i ka kryer në London School of Economics (LSE).

Please follow and like us: