Albspirit

Media/News/Publishing

4 muaj ditë dhe 4 muaj natë, qyteza norvegjeze ku mund të shkohet pa vizë; vend i preferuar për opozitarët e rinj pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021

Qyteti Akrtik Longyearbyen i cili është pjesë e Norvegjisë që në vitin 1920, ju fton të gjithëve për të punuar dhe jetuar pa viza. Ka një varg arsyesh pse është kaq e lehtë për të jetuar dhe punuar në këtë qytezë. Vendi ndodhet në fund të botës. Qyteti Akrtik Longyearbyen është në një ishull, pjesë e arkipelagut Svalbard, midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut. Duke qenë se nuk është e nevojshme viza, 2500 banorët e kësaj qyteze janë nga 51 kombësi të ndryshme. Këtu ka 4 muaj ditë dhe më pas 4 muaj rresht vetëm natë. Arinjtë polarë janë një rrezik i vërtetë, ndaj banorët ruajnë njëri-tjetrin. Një zyrtar lokal që ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe që e ka vizituar këtë vend tha se qyteza është e gatshme të presë të gjithë opozitarët e rinj pas zgjedhjeve parlamentare shqiptare në 25 prill 2021, me kushtin e vetëm që të jenë të gjithë bashkë. Janë të mirëpritur edhe të gjithë poetët që kanë nga një certifikatë planetare dhe e kanë afishuar në facebook, bejtexhinjtë e vjetër e të rinj, drejtuesit e organizatave të paqes, etj.

Please follow and like us: