Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Tabaku: Raporti i fundit i UNICEF, këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare

Vetëm 70% e shkollave tona kanë kushtet minimale të higjenës dhe 30% e tyre nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie. Nisur nga këto të dhëna të publikuara në një raport të UNICEF, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka thënë se situata në Shqipëri është alarmante, në kushtet e nisjes së procesit mësimor me disa turne dhe kushte të rënduara të shkaktuara nga pandemia.

Veç kushteve higjieno-sanitare, Shqipëria merr notë ngelëse edhe përsa i takon përdorimit të internetit në shkolla, kompjuterave apo infrastrukturën e avancuar”, deklaron Tabaku. Sipas saj, gjendja e shkollave publike sot ne Shqipëri është pasqyrë e keqqeverisjes dhe rrënimit të çdo institucioni shtetëror.

“Arsimi është një tragjedi që po rrënon përditë të ardhmen e vendit. Këto fakte nuk mund të injorohen dhe as zhvlerësohen nga propaganda dhe as nga videot 3D që më kot përpiqen të manipulojnë të vërtetën e hidhur të gjendjes katastrofike të sistemit arsimor”,  shprehet Tabaku.

Ish-deputetja e ka mbyllur me tone të ashpra, duke thënë se në vend të propagandës bajate, qeveria duhet të sigurojë investime në arsim dhe shëndetësi.

Please follow and like us: