Albspirit

Media/News/Publishing

Komuna që nuk të lejon të vdesësh të shtunën dhe te dielën

Ekziston një vend në planet i cili ndalon me ligj të vdesësh. Për shkak të mungesës së mjekëve kryetari i Bashkisë së La Gresle në Loire vendosi që të nxjerrë një dekret që ndalonte banorët e komunës së tij t’iu ndalohej të vdesin në fundjave dhe në festat publike. Kjo ishte një mënyrë kreative nga ana e kryetarit jo për të ndërhyrë në punët e zotit por për të denoncuar mungesën e mjekëve. Një vdekje mesditën e së Dielës ka provuar gjithë absurditetin e këtij dekreti. Nga ana e tij këshilli i qytetit ka theksuar se e gjitha kjo është për të vënë në pah situatën shëndetësore katastrofike pasi sektorit i mungojnë kujdesi mjekësor për shkak të mungesës së mjekëve. La Gresle është një komunë me rreth 900 banorë jo shumë larg qytetit francez të Lyon.

Please follow and like us: