Albspirit

Media/News/Publishing

Milioneri gjerman Karl Reipen kërkon shoqëri në pronën e tij në Zelandën e Re, ftesa është e hapur edhe për pijedashësit shqiptarë

Milioneri gjerman Karl Reipen ka publikuar dy herë shpalljen në gazetat lokale, ku thuhet se kërkon njerëz që t’i bëjnë shoqëri. Në pronën e tij në Zelandë të Re që vlen 8,5 milionë dollarë, ka stalla, kantinë vere dhe një zonë të rrethuar, kurse i tërë kompleksi është i vendosur në bregun perëndimor të këtij vendi. “Do të mund të jetojnë në shtëpinë dhe të ndajnë kantinën e verës për takime dhe dreka. Mund të kënaqen gjatë shëtitjeve, peshkimit, shoping-ut, lundrimit, notit apo vëzhgimit të kafshëve”, -ka shtuar Reipen. Kush është më pak se 70-vjeç është i ftuar të shkojë në pronën e tij miliona dollarësh falas. “Nëse jeni të interesuar të jetoni në  grup të njerëzve interesant, një gjë e tillë mund të jetë plotësisht në interesin tuaj”, ka shtuar për fund Reipen në shpalljen e tij.

https://www.nzherald.co.nz/nz/news/article.cfm?c_id=1&objectid=12296875

Karl Reipen is looking for people to come live with him on his Awakino Estate. Photo / supplied.

Please follow and like us: