Albspirit

Media/News/Publishing

Spitali Hadassah në Izrael, lamtumirë kanceri i tiroideve

Izraeli po i çudit të gjithë me shpikjet dhe studimet e fundit, jo vetëm në teknologji dhe industri, por edhe në mjekësi, ku shkencëtarët dhe mjekët e këtij vendi janë në pararojë të shumë gjetjeve. Edhe në sektorin e luftës kundër kancerit, Izraeli ka bërë hapa të mëdha përpara. Mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Hadassah (Spitali Hadassah) në Izrael, kanë zhvilluar një metodë të re “revolucionare” që identifikon kancerin e gjëndrave tiroide me një saktësi prej 94%. Gjëndrat tiroide shpesh zhvillojnë gunga të vogla, të plota ose të lëngshme, që mund të jenë potencialisht kanceroze. Biopsitë e tiroides kryhen duke përdorur një procedurë të quajtur aspiratë gjilpërë të imët. Meqenëse gjilpëra është aq e hollë dhe për këtë arsye kampioni është shumë i vogël, në 30% të rasteve rezultatet e testit janë jo efikase. Studimi mjekësor izraelit tregoi se, ndryshimet në shprehjen e “mikroRNA-s” në nyjet tiroide, lejohen të përcaktojnë saktë nëse ishin nodule beninje, ose malinje me një saktësi prej 94%. Tani mjekët shpresojnë ta bëjnë testin në dispozicion të publikut dhe të ndihmojnë sa më shumë pacientë.

Please follow and like us: