Themeluesi i rrobave Zozo kërkon një femër të pavarur për udhëtimin në Hënë
Një miliarder nga Japonia ka blerë biletën e parë për udhëtim në Hënë që organizohet nga Space X, dhe kërkon që ta shoqërojë një femër. Yusaku Maezawa, 44 vjeç ka publikuar shpalljen në Twitter me 9 milion ndjekësit e tij.
Pasuria e tij besohet se kap shumën e dy miliardë dollarëve, pasi është themelues i zinxhirit të dyqaneve të rrobave Zozo.
Në tetor të vitit 2018 ishte bërë blerësi i parë i biletës për udhëtim në Hënë, dhe asokohe pati deklaruar se do të marrë me vete artistë me qëllim që të frymëzohen për veprat e tyre artistike gjatë këtij udhëtimi.
Please follow and like us: