Albspirit

Media/News/Publishing

Treni kinez që ecën me shpejtësi 350 kilometra në orë

Një tren që lidh Pekinin me qytetin e Zhangjiakut, do të jetë i parë tren në botë, i cili ecën me shpejtësi 350 kilometra në orë. Treni i ri me shpejtësi të lartë do të zvogëlojë kohën e udhëtimit midis dy qyteteve, nga tre orë në vetëm 47 minuta, ndërsa hekurudha nëpër të cilën pritet të ecë ky tren mori rreth 4 vjet për ta ndërtuar. Ai do të ketë dhjetë stacione të ndryshme, përfshirë Badaling Changcheng, ku njerëzit mund të hyjnë në Murin e Madh të Kinës. Trenat do të jenë me sinjale të pajisura 5G, ndriçim inteligjent dhe 2.718 sensorë për të identifikuar ndonjë problem në kohë reale. Ky tren vjen ndërkohë që Pekini vazhdon të përgatitet për Lojërat Olimpike Dimërore 2022. Këto trena mund të përmirësojnë efikasitetin e punës për të promovuar sportet dimërore të Kinës dhe të forcojnë ekonominë.

Please follow and like us: