Albspirit

Media/News/Publishing

U mashtruan nga pamjet lakuriq në internet e desh u mbytën me tanga, por gjykata u dha 12.7 milionë dollarë

22 gra amerikane ranë në depresion sepse iu bënë publike disa video me përmbajtje pornografie. Pasi u mashtruan dhe u siguruan që videot e tyre nuk do i shikonte njeri, disa miq ua kishin dërguar linqet e këtyre videove familjeve dhe miqve të grave. Videot e tyre jo vetëm që ishin bërë publike, por ato kishin thyer rekord pasi ishin parë më shumë se 1 miliard herë. Pas kësaj, disa prej tyre tentuan të mbysnin veten me tangat që përdorën gjatë xhirimeve, të tjerat donin të prisnin damarët me brisqe rojesh, por një gjykatës në Kaliforni vlerësoi shpirtin artistik të tyre dhe parandaloi tragjedinë. Gjykata vendosi që ato të dëmshpërblehen me 12.7 milionë dollarë nga pronari i faqes e themeluar në vitin 2006 dhe që menaxhohet nga shtetasi i Zelandës së Re, Michael Pratt. Atyre u ishte thënë se filmat do të shiten në CD te blerësit e pasur në shtete të tjera, përfshirë Australinë dhe Zelandën e Re por në të vërtetë videot u panë nga çdo pabuks i mundshëm anë e mbanë globit.

Please follow and like us: