Albspirit

Media/News/Publishing

Eqerem Deliu: Mandati i tretë dhe Opozita…

 

… vazhdojnë fushatën me të gjitha format e mënyrat e mundshme, duhet pranuar që këta rilindasit janë specialistë të manipulimit, të blerjës e shfrytëzimit të varfërisë ekstreme që ka pllakos gjithë vendin…

Mjafton të dëgjosh drejtuesit e tyre!

Flasin sikur nuk kanë qenë në pushtet prej shtatë vitesh e kusur.

Premtojnë, premtojnë e fajësojnë para ardhësit e tyre akoma.

Shfrytzojnë fatkeqësitë si tërmetin e Covid-19, bëjnë show me gjithçka pa marrë parasysh personalitetin e dikujt, përdorin dhunshëm hallin e tjetrit, shkurt të pafytyrë…

Mjafton të shohësh Ramën, Veliajn, Ahmetajn & company se si japin spektakël para ‘shtëpive’ me pamje pa lidhje me ndërtimet tona tradicionale.

Fyrje deri në kockë të personalitetit të fakirëvë që ju ra halli.

Po Opozita ku është?

A po bën gjënë e duhur me denoncimet e përditshme?

A është ajo në nivelin e duhur?

Apo ka rënë në lojën e Ramës me ligjin për Kodin Zgjedhor, me të famshmin “këshill politik” me drejtues të famshmin e blerjes së votes, Gjiknuri!

Çfarë estrade turpi po ndodh me Ne!!!

Ndërkohë që Opozita po përpiqet t’i bëjë ballë lojës së pistë të Ramës, nga ana tjetër nëpërmjet bashkive kanë përpiluar listat klienteliste të dëmshpërblimit për të gjithë ata që gjoja janë dëmtuar nga tërmeti.

Nuk jam kundër dëmshpërblimit të drejtë, jo përkundrazi, por në këto lista janë përfshirë militantë të tyre që nga tërmeti nuk kanë asnjë grimcë dëmtimi, mes tyre ka dhe një kategori të cilët po përdoren për votat nesër.

Fukaralliku është detyrues për humbje personaliteti që këta shejtanër majtistë të pangopshëm po vazhdojnë manipulimin Gjiknuri&company…

Opozita këtu mendoj që nuk po e kryen mjaftueshëm detyrën e saj.

Denoncimi është i vakët dhe po humbet nën propogandën shurdhuese të Rilindjes…

Teza se Rama ka marrë fund kësaj radhe, se do ikë me çdo kusht, për mua është e rrezikshme.

Shteti rilindas po funksionon si Mafia, s’ka gjë që prodhon para në këtë vend që nuk ndodhet në duart e Ramës…

Ndoshta jam i gabuar dhe kështu shpresoj vërtetë, ta kem gabim, por kjo mbetet për t’u parë…

Por, kush mendon që Rama do ik lehtë, ta harrojë…

Gjitha gjasat dhe veprimet e tij tregojnë të kundërtën, Paraja e çon ujin përpjetë thotë Populli…

Opozita duhet të fillojë urgjentisht denoncimin me forcë e të jetë prezente në çdo shtëpi shqiptari.

Ditët afrohen e 25 Prilli është shumë afër, rilindasit kanë filluar fushatën…

Ne!!!

Mandati i tretë=Largim i tmerrshëm nga vendi.

Urojmë të mos ndodhë edhe për të mirën e vetë popullit socialist.

Zoti na ndihmoftë!

Please follow and like us: