Haxhi Mehmet Dalani, heroi çam që dha jetën për çlirimin e Greqisë
Si u vra komandanti shqiptar i Çamërisë dhe 800 ushtarët e tij, në betejë për çlirimin e Kretës? Çfarë thotë Edit Durham për heronjtë shqiptarë që çliruan Greqinë.
Në Hajna të Kretës, në qendër të qytetit, është një rrugë që mban emrin e Haxhi Mehmet Dalanit. Në dokumentet greke ai njihet si Haxhi Mihal Dalani. Ishte shqiptar i krahinës së Çamërisë, nga Konispoli që ra në betejë me turqit për çlirimin e Greqisë. Në qendër të Kretës në Greqi është ngritur prej shumë kohësh një bust i këtij luftëtari të shquar, në të cilën është shkruar në gjuhën greke: “Strategu Haxhi Dalani nga Konispoli (Epiri) rënë në maj 1828. Haxhi Mihal Dalani dhe 800 ushtarët e tij, dhanë jetën për çlirimin e Greqisë.” Haxhi Mehmet Dalani është pjesë e historisë së Greqisë dhe një ndër heronjtë kryesorë të saj, natyrisht me emër të greqizuar, Haxhi Mihal Dalani, ashtu siç kanë bërë me çdo gjë shqiptare, duke e greqizuar. Kanë shkruar historianë grekë, shqiptarë, britanikë e të tjerë për historinë e shqiptarëve që dhanë kontribut kryesor në çlirimin e Greqisë nga pushtimi osman. Ka shkruar edhe Edit Durham. Ajo është shprehur ndër të tjera: “Grekët e fituan pavarësinë e vitit 1829 me ndihmën e shqiptarëve”.
Le të kthehemi te historia e Haxhi Mehmet Dalanit. Shkrimtarja greke Kleopatra Prifti, ka shkruar një libër për heroin çam të çlirimit të Greqisë. Ja çfarë shkruan ajo: “Një ditë kur lexoja librin e historisë së ishullit tonë, pashë emrin e Dalanit të më shfaqej nëpër rreshta dhe të zmadhohej para meje i hipur në kalin e tij të bardhë. Ky është heroi trim që e kemi si mik në Fragokastello të Kretës, shqiptari që dha jetën për lirinë tonë. Kur u vra Haxhi Mehmeti, shqiptarët që mbetën pa komandantin e tyre, hodhën poshtë kërkesën pajtuese të Mustafa Pashës dhe vazhduan luftën heroikisht deri në fund duke u vrarë të gjithë si komandanti i tyre legjendar.” Historiania Eleni Kocaqi shkruan: “Kryengritja e 1821 ishte një kryengritje shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë për të çliruar trojet nga Turqia. Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi i ka kushtuar Haxhi Mehmet Dalanit librin voluminoz “Ja vdekje ja liri”. Por, autori i ka ndryshuar emrin nga Mehmet në “Mihal” mbas vdekjes dhe natyrisht Greqia ia ka hequr Haxhi Mehmet Dalanit, kombësinë shqiptare sipas enciklopedisë greke të vitit 1931 dhe kështu grekët e quajnë si hero të tyrin: Haxhi (Mehmet) Mihal Dalani nga Konispoli.
Bazuar në dokumentet e historisë greke, në vitin 1858, udhëheqësi i revolucionit grek, Dhimitër Ipsilanti iu drejtua figurave më të spikatura të Çamërisë: “Shumë të nderuar kurajozëkryetarë:Dalani, Çapari, Pronjo dhe gjithë çamëve. Ju përshëndes! Unë dhe atdheu ju falenderojmë. Dhe tani duke u bashkuar me ne për liri, konsideroheni si vëllezërit tanë.” (J. Filimennos, Dokimion istoriku peritis Elenikis epanastseos 1858).
Haxhi Mehmet Dalani u vra duke luftuar në 18 maj 1828 në krye të 800 luftëtarëve shqiptarë që udhëhiqte në luftën në ndihmë të popullit grek për çlirimin e ishullit të Kretës nga pushtuesit osmanë. Haxhi Mehmet Dalani vlerësohet si heroi i Kretës edhe në botimet e ndryshme shkencore të karakterit historik dhe enciklopedik në Greqi, me emrin e manipuluar nga Mehmet në “Mihal”. Studiuesit britanikë e quajnë Haxhi Mehmet Dalani e jo Haxhi Mihal Dalani.
Sipas dokumentave arkivorë, të personaliteteve të huaj, siç janë koloneli dhe dijetari anglez Uilliam Martin Lik (Leake), si dhe nga Pukëvili (Pouquevile), ish-përfaqësuesi i Napoleon Bonapartit në Janinë. Në botimet e këtyre përmendet “Mehmet Dalani i Konispolit” si një nga krerët e Çamërisë që ishin kundërvënë pashallëkut të Janinës dhe sipasojë Çamëria kishte mbetur e pavarur. “Më 1803, shkruan William Martin Leake, Mehmet Dalani i Konispolit dhe Islam Pronjua i Paramithisë, me 1500 veta marshuan drejt maleve të Sulit dhe ndihmuan suljotët tëdilnin nga rrethimi i Pashait të Janinës”. Dhe më tej shkruajnë: “Dalani i Konispolit bashkë me krerët e tjerë formuan Lidhjen e Çamërisë dhe ndihmuan suljotët të kthehen nga Korfuzi në Çamëri duke u dhënë 45 qese flori për të blerë armë dhe municione. Kështu u ndez lufta kundër Vezirit të Janinës, Ali Pashai, i cili kishte ndërmarrë shumë herë sulme për të nënshtruar Çamërinë që qëndronte e pavarur dhe e panënshtruar.”
Kur filloi kryengritja “greke” me 1821, pjesëmarrja e shqiptarëve në atë kryengritje ishte shumë e madhe, si e ka përcaktuar Aristidh Kola në 10 udhëheqës të revolucionit9 ishin shqiptarëdhe 1 ishtegrekë. Pukëvili, në këtë kohë shkruan në vëllimin III, faqe 212: “Shqipëtarët duket se janë të destinuar të mbulojnë Helladën me një popullsi superiore në fuqi dhe gjallëri kundrejt grekëve, të cilët po shuhen pak nga pak”.
Vullnetarë të shumtë nga e gjithë Çamëria, lanë vatrat e tyre dhe u bashkuan me kryengritësit. Leake thotë: “Shqiptarët kanë luftuar në vise të ndryshme dhe për herë janë dalluar të parët në luftime”. Poeti frëng Lamartini, në veprën e tij studimore “Historia e Turqisë” botuar në vitin 1848, shkruan: “Nuk ka penë që të shprehë flijimet heroike të shqiptarëve në luftërat që kanë bërë më shumë se askush tjetër, për çlirimin e Greqisë.”
Haxhi Mehmet Dalani shkoi në ndihmë të kryengritjes greke, në krye të 800 kalorësve nga qyteti dhe krahina e Konispolit, me kuaj të fortë e të shpejtë qe rriteshin në Fushën e Vrinës. Historiani rumun V. Papakosta shkruan: “Këto guerile luftarake janë ato që zotëruan në fushën e luftës shumicën e tyre, me vigjilencë, me shpirtin e flijimit dhe me prijësat e tyre… Madhështia e këtij populli, gjakderdhja e tij është përvetësuar nga të tjerët.”
Haxhi Mehmet Dalani me luftëtarët e tij dhe të gjithë djemtë e Çamërisë morën pjesë në këtë luftë për të krijuar shtetin e përzier shqiptaro-grek, të zhveshur nga çdo lloj interesi dhe ndikimi fetar. Në vitin 1826, guvernatori i Libanit, Hamir Bekir, u ngrit kundër Sulltanit dhe në Liban filloi kryengritja kundër pushtuesve osmanë. Hamir Bekir u bëri thirrje për ndihmë të gjithë atyre që luftonin kundër Perandorisë Osmane. Ndër të parët që arriti deri në Bejrut, ishte Haxhi Mehmet Dalani me 800 kalorësit e tij dhe me tre anije, të cilët luftuan me trimëri bashkë me forcat e Hamir Bekiri. Heroizmi i Haxhi Mehmet Dalanit u përjetësua, në librat që u shkruan dhe në folklorin e Libanit.
Beteja e fundit
Në pranverën e vitit 1828, kur ishulli i Kretës u ngrit në këmbë i tëri për liri. Kryeministri i parë i shtetit të pavarur grek Kapodistria, mes të tjerash i bën thirrje për ndihmë kapedanit të dëgjuar bujshëm nga Konispoli, Haxhi Mehmet Dalanit. (Kapodistria ishte nga lagjja Cfakë e Gjirokastrës dhe qe biri i Maries nga Golemi i Kurveleshit). Kapedani iu përgjigj. Avokat Hajri Zejno shkruan: “Haxhi Mehmet Dalani mblodhi 800 djem çamë të krahinës së Konispolit në lulen e trimërisë, kalorësa, shkoi në ndihmë pa mëdyshje e pa frikë nga lufta. Bashkë me forcat e ishullit bëheshin rreth 2000 veta, kurse osmanët numëronin 8000 forca.” Para betejës me turqit në kështjellën Frangokastello gjetën strehim mbrojtje një mori njerëzish nga Kreta si të sëmurë, të uritur, pleq, gra e fëmijë të pafajshëm. Situata ishte shumë kritike. Para kësaj gjendje në prani të rrethit të tij ushtarak Haxhi Mehmeti deklaroi: Ne na duhet bukë, na duhen armë. E vetmja pasuri që kemi është urrejtja shekullore kundër robërisë. Ai u ngrit në këmbë. Në këtë kështjellë të ndërtuar që në kohën e venecianëve beteja ishte shumë e ashpër. Osmanëve pushtues iu kushtoi mbi 3000 të vrarë e shumë të plagosur. Ai qëndronte heroikisht deri në momentin e fundit, gati i vetëm. I propozuan që të dorëzohej, me kusht që do t’ia falnin jetën, por ai nuk pranoi. Në një çast të fundit, kur beteja e pabarabartë qe thërrmuar e copëtuar drejt fundit, Kapedan Mehmeti i Konispolit u gjend i rrethuar sy më sy nga 400 osmanë të tërbuar. Ata po ngushtoheshin ballë për ballë tij, Kapedani legjendar luftoi sa vritet. Ia prenë kokën. Në zakonin osman kokën ia japin trofe Pashait. Porr, lavdia i mbeti të zotit, të cilën ia mban peng historia. Mes tymit e gjakut qe mbuloninngado muret e kështjellës, shqiptarët dëgjuan se mbetën pa komandantin e madh të tyre. Mohuan ftesën për dorëzim e falje. Luftuan si të hidhnin vallen e fundit konispolate të Osman Takës, (kushëriri i Haxhi Dalanit) dhe u vranë të gjithë me dritë lirie te sytë.” Këto janë referenca historike, nga historianë e studiues të pakontestuar, grekë, britanikë e të tjerë. Le të dalë sërish, Nikos Kotzias e të thotë nuk e pranojmë versionin tuaj për historinë. Le t’i kundërshtojë referencat zyrtare të historianëve grekë që flasin për heronjtë shqiptarë të Çamërisë që çliruan Greqinë./mapo.al/