Albspirit

Media/News/Publishing

Jozef Gjura, shkodrani në kinematë italiane me filmin “Sul più Bello”

Nga Adela Kolea

Ai quhet Jozef, varianti shqiptar i onomastikës për atë “Giuseppe”, italisht.
Pikërisht, ndonëse jeton në Itali, ai ka zgjedhur të mbajë pa e transformuar, versioni n shqiptar të emrit të vet . Atë emër që familjarët  i kanë vendosur në Shkodër, në 1994-ën kur lindi.

Duke shpërfillur nevojshmërinë hipotetike për të hyrë në klasifikime apo etiketime të ngurta skematike për këta të rinj me origjinë të huaj që po rriten e po piqen në Itali, ku po arsimohen dhe po formohen profesionalisht, për t’i konsideruar ata me përkufizime të tipit: “Emigrantë të brezit të dytë”, “Italianë të birësuar” etj, na bëhet e mjaftueshme thjesht të dimë se Jozefi është një djalë i shkathët e dinamik, me idetë e qarta, inteligjent dhe kompetent në ato hapësira, të cilat plazmojnë interesat e tij të jetës, siç është aktrimi – ai në fakt është një aktor i ri i talentuar – dhe politika, ku është angazhuar në një segment të përcaktuar kohor, kur në 2019-ën u kandidua në zgjedhjet lokale administrative të qytetit të tij, Vercelli, këtu në Itali.
Ky përbën një shembull të shkëlqyer të privilegjit që përfiton një vend pritës emigracioni – si në rastin tonë, Italia – për të rinjtë e vet, ku gërshetohet shkrirja e anës më të mirë të rrënjëve të vlefshme të origjines prej një vendi te percaktuar, prej të cilit ata vijnë – Shqipëria konkretisht – me “krahët” e mundësive, që trualli aktual ku po jetohet, zakonisht u ofron atyre të rinjve.

Jozef Gjura 2
Jozef Gjura

Pershendetje Jozef, mire se vjen ne ALBANIA NEWS.
“Jozef” per “Giuseppe”.

Si nje hasje e menjehershme kjo, qe ben efekt – ndoshta eshte diçka e mireqene –sidoqofte, kisha per zemer te ta vija ne dukje, faktin se me beri pershtypje lidhja jote me artin nga nje ane dhe, nga ana tjeter, mungesa e nje emri arti te mirefillte ose si te thuash, ate prirje qe zakonisht kane personazhet me origjine te huaj qe te modifikojne emrin e vet sipas stilit te gjuhes se huaj te vendit ku jetojne, ti nuk e ke praktikuar.
m.th nuk e ke italianizuar emrin si ndokush tjeter. Shenje e nje personaliteti te forte kjo, a nuk eshte ndoshta keshtu?

Emri im ka nje histori shume te rendesishme per familjen time, nje dite ndoshta do ta rrefej kete. Nuk eshte nje zgjedhje rastesore. Per mua, emri eshte simbol perkatesie. Emri, pikerisht sepse na eshte percaktuar nga te tjere dhe nuk e kemi zgjedhur vete, permbledh ne vetvete ate çka kemi qene perpara lindjes, perkufizon prinderit tane dhe token e origjines. Nuk i kam krijuar ende vetes problemin e nje emri arti, per momentin nuk e ndiej te nevojshme, me pelqen shume emri im, i cili permbledh dy “J” dhe nje “Z”, qe jane germa pak te perdorura ne emrat italiane. Pertej kesaj, emri dhe personaliteti im, me kane pajisur ne kohe me shume ”pseudonime”, keshtu qe eventualisht, kur te me duhet ndonje emer arti, do ta kem te gatshem.

Si lindi pasioni yt per aktrimin?

Ndodhi gjithçka ne moshen 18-vjeçare, ne menyre krejt te rastesishme. Gjeta te hedhur perdhe, nje fletushke qe i bente reklame nje kursi per formim teatral, e mora dhe vendosa ta provoj, duke sfiduar te gjitha medyshjet e mia. Isha nje djalosh shume i ndrojtur dhe i pasigurt dhe nese e mendoj sot, habitem se ku e gjeta forcen per te guxuar aq shume. Sot me duket nje banalitet por, veshtruar me “syte” e sotem,  kuptoj se revolucionin e mirefillte te brendshem e pata arritur pikerisht ne moshen 18-vjeçare. Me tej, vetem pas shume vitesh, kuptoj se fundja ka qene edhe  “i shkruar” si fat. Une kam lindur ne Shkoder, qe eshte nje teater ne qiell te hapur, jemi nje perzierje tragjikomike. Prinderit me kane percjelle, ndoshta pavetedije nje nevojshmeri te forte qe te shprehesha nepermjet artit dramatik, ishte kjo, diçka e pashmangshme.

Çfare ka perfaqesuar per ty, prania e nje emri si Lin Delija, piktori i njohur shqiptar, natyralizuar si italian, ne trungun tend gjenealogjik? Frymezim, pergjegjesi apo diçka tjeter?

“Me” apo “pa” dashje, edhe nese nuk e  mban neper mend si fakt, historia e paraardhesve te tu, jeton brenda teje dhe te udheheq ne levizjet e tua neper bote. Qe femije, une kam nisur te drejtoj pyetje ne familje mbi te shkuaren, nuk e di perse e kam bere kete, di vetem qe keshtu kam bere.  Historia e Lin Delise ka perbere gjithnje nje burim frymezimi per mua, nje njeri qe nuk iu dorezua kurre kompromiseve. Por, familja nuk me ka imponuar asnjehere asgje, si rrjedhim askush nuk me ka kerkuar qe te ndiqja gjurmet e ketij te afermi te babait tim; sigurisht, te jem i lidhur me Deli-te ne trungun gjenealogjik, kjo gje me jep nder, historia e tyre qe tragjike por, e bukur njekohesisht, qe une e respektoj shume dhe kjo histori, si çdo ndodhi e te pareve te mi, me kthehet ne burim te forte frymezimi. Perveçse si piktor, Lin Deline do te kisha dashur shume qe ta njihja si person, sepse di qe mbartte nje personalitet te forte por, fatkeqesisht ai u largua nga jeta ne vitin qe perkon me lindjen time. Ndaj, e njoh ate nepermjet tim eti, qe ka qene me te ne vitet e tij te fundit te jetes. Kjo gje me lejon qe te shtroj mbi te nje dritehije misteri, qe eshte gjithnje diçka e bukur per  t’iu rezervuar artisteve.

Sa shtirje veren ne shoqerine aktuale ku jetojme dhe sa realitet, ne filmat ku ti interpreton eventualisht?
Jane skena ose aktrimi, ata qe ndikohen nga realiteti apo e kunderta?

Eshte nje pyetje e veshtire kjo, do te me duhej nje pasdite e tere per te folur per kete gje. Me vjen disi me e lehte te te tregoj nje episod, nga nje pervoje e imja ne set te xhirimit, qe le shume te nenkuptoje mbi kete aspekt… Per te interpretuar rolin e Jacopo-s, nuk kam shkuar kushedi se ku per ta kerkuar personazhin por, i bera pyetje vetes sesi do te kishte reaguar vete Jozefi, perballe kontekstit qe skenari pati krijuar. M’u desh te qaja ne nje pike te filmit, kjo nuk qe nje gje e lehte por, ia dola. Te qash, eshte nje fakt thellesisht intim dhe  tmerresisht i vertete, mund te shtiresh sigurisht por, kamera fikson çdo gje. Aty, realiteti dhe shtirja/ aktrimi, shkrihen ne nje te vetem. Per te provuar nje ndjesi te vertete, ne set apo skene, jeta e aktorit perzihet me ate te personazhit, d.m.th aktori duhet te jete i pajisur me nje personalitet te forte per t’i ndare te dyja gjerat dhe per t’u kujtuar se gjithçka eshte nje loje, nga ana tjeter ai duhet te kete nje sensibilitet te forte, per te perfituar nga dobesite e veta e per t’i perdorur ato ne sherbim te tij. Eshte nje profesion shume i bukur, nje art magjik. Me tej, kur gjithçka perfundon ne xhirim e siper dhe regjizorja te thote se mbyllej me aq, ngaqe ai fragment kishte dale pikerisht ashtu siç duhej, ishte i vlefshem, ti nuk e di se ku te fshihesh nga turpi, sepse kupton qe pate qare me te vertete para njerezve. Cili nga ne, ne jete ka guximin qe te qaje perpara dikujt? Zakonisht qahet fshehurazi ne makine apo ne wc, pasi jeta nuk na e jep kete luks. Nuk mund te tregohemi te dobet ne jeten reale nese jemi burra e sidomos, shqiptare! Duhet te tregohesh i forte, asnjehere i brishte. Ne te vertete, une arrita te kuptoj qe forca me qendron pikerisht ne brishtesine time dhe kjo gje me lejon qe te ec perpara, pa friken per te shprehur ndjesite e mia. Keshtu qe aktori, kur interpreton, zoteron luksin  qe te provoje ndjesi te mirefillta e t’i aplikoje ne te vertete ato dhe kjo eshte diçka shume e bukur. Ndoshta, kur do te me duhet te qaj ne te ardhmen, nuk do te me vije me edhe aq droje…

Nje prezantim te metejshem te vetes per lexuesit tane, te lutem…

Kam lindur ne Shkoder ne 1994-en. Pas nje femijerie te shkurter shqiptare, ne moshen 6-vjeçare u transferova ne Itali, ne Vercelli, qyteti i biresimit tim se bashku me prinderit. Ketu hodha bazat e forta te jetes sime. Zbulova teatrin dhe ne Milano nisa te punoja si fotomodel. Jam diplomuar ne shkollen per aktore te “Teatro Stabile”, Torino. Aty u vura ne kontakt me personalitete te medha te panorames teatrale italiane, si Martone, Malosti, Lanera, Romano, Defranceschi dhe shume te tjere, te gjithe themeltare ne rritjen time artistike. Kam ndermarre nje rrugetim te veshtire por, stimulues e qe me lejon te shijoj çdo sukses sado te vogel, me pasion dhe elegance vazhdoj te insistoj ne punen time, e cila me pelqen shume dhe me permbush, duke shpresuar ne kete menyre, qe te behem shembull edhe per shume te rinj te tjere, qe ndermarrin rrugetime te nderlikuara.

Sa je i lidhur me Shqiperine? A shkon atje shpesh? E flet shqipen?

Me pelqen shume te flas shqip, e flas gjuhen me prinderit dhe nese do te kem nje femije, do t’i flas shqip. Shkoj shpesh ne Shqiperi e perhere me shkakton nje efekt te çuditshem, pasi eshte diçka qe me perket por, qe njekohesisht e ndiej te larget. Si te themi, kur shkoj ne Shqiperi, ndihem si nje i huaj ne shtepi te vet. Kam sidoqofte, nje ndjesi perkatesie atje, qe me ben te kthehem shpesh ne menyre ciklike dhe pikerisht sepse jam kaq i lidhur me rrenjet e mia, kam mundesine qe te perfitoj prej luksit te te shkuarit larg, pa pare nga pas. Shqiperia mbetet pa dyshim, nje burim i madh frymezimi per mua. Shpesh me qellon qe te me pyesin per realitetin e dikurshem te atjeshem, miq apo te njohur italiane, une nis t’u rrefej disa gjera dhe ata gati-gati nuk u besojne vesheve per ate çka degjojne. U duket si nje film dhe nga ana tjeter, mua qe jam  i mireinformuar per ate realitet shqiptar – por qe nuk e kam jetuar drejtperdrejt mbi veten time, veç e kam te degjuar prej prinderve, nuk do te mund ta di kurre se ç’ka provuar brezi  i prinderve dhe gjysherve tane ne Shqiperi – me vjen nder mend nje shprehje e nje mikut te familjes, qe dikur me tha: ”Juve te rinjve, as nje teze diplome universitare nuk ju mjafton per te kuptuar se çfare kemi kaluar ne atje…!”

Ke edhe pasionin per politiken. Deri tani, ky interesim yti per politiken, çfare te ka sjelle apo mesuar?

Te ndeshesha me politiken lokale, kjo qe nje pervoje e rendesishme per mua. Njoha persona shume te vlefshem, realisht te interesuar ndaj territorit perkates dhe disa prej tyre u bene per mua miq te besuar. Tani, i drejtoj vetes pyetjen se me ç’guxim u kandidova por, jeta shpeshhhere me vendos perpara sfidave dhe i pranoj, pasi duke i kapercyer ato, duke dale nga ajo zona e rehatise se zakonshme, meson ta njohesh veten edhe me mire. Ajo qe nje periudhe shume e bukur, se ciles ama, nuk do t’i rikthehem. Nuk me pelqen te “lyp” vota – gje qe faktikisht nuk bera dhe me krenari mund te them qe mora vetem pak te tilla – nderkohe, politika me beri te shpenzoj shume prej energjive te mia, naiv siç jam, besova me te vertete se diçka mund te ndryshonte, por keto energji u shperdoruan, pasi nga nje ane njerezit jane gjithnje e me pak te interesuar ndaj politikes, nje pjese e mire nuk voton, sepse te bindur se politika nuk u perket e ata qe votojne, shpesh e bejn e kete me hamendje, pa ditur as te votojne. Shume prej tyre madje, gabuan edhe emrin tim dhe e shenuan ate ne listen e gabuar. Si te themi, jam ende “i thartuar” me politiken, e vendos ate ne nje sirtar, qe do ta hap ndoshta pas nja 40 vjetesh. Tani per tani dua t’i perkushtohem vetem ushtrimit te aktrimit, ndonese me duhet te pohoj se fundja nuk ka ndonje ndryshim te madh ndermjet te qenit “aktor” dhe “politikanit”. Perkundrazi, shume politikane i kane vjedhur skenen mediatike komikeve. D.m.th, nese ne te dyja rastet do te me duhej te aktroja dhe te krijoja iluzion nder njerez, kete do te preferoja me mire qe ta beja nga pozita si aktor.

Çfare ndjesish te ka ngjallur angazhimi yt me i fundit si aktor?

Pervoja ne setin e filmit: “Sul più Bello” – “Ne çastin me te bukur”, me mesoi sesi te punoj perpara telekameres dhe kuptova se me pelqen shume. Me duhet te pohoj se me mungon teatri, ngaqe pas lockdown-it u anulluan te gjitha projektet teatrale por, di qe kjo eshte diçka vetem kalimtare e qe se shpejti do te aplikohem ndermjet te dy arteve, njeri nuk perjashton tjetrin. Sidoqofte, ende nuk kam pare filmin dhe nuk e di se ç’kam perpunuar ne te. Kur ta shoh, do te kuptoj se nese kamera me ka dashur ashtu siç une e kam dashur ate, atehere ajo e jona do te jete nje lidhje afatgjate.

Projekte te ardhshme, lidhur me profesionin tend si aktor e perse jo, deri diku, me politiken?

Angazhimi im i vetem i tanishem me politiken ka per te qene ai i te shkuarit te votoj per referendumin. Si aktor i marr gjerat spontanisht, sipas situates qe me paraqitet. Mbetem ne pritje te projektimit te filmit neper sallat e kinemave me date 22 tetor, jam shume i emocionuar dhe jam i bindur se filmi yne “Sul più Bello” do te befasoje dukshem edhe ata me skeptiket. Regjisorja Alice Filippi pati nje ndjeshmeri te madhe artistike, duke drejtuar regjizuren ne menyren me te mire te mundshme, pa lene pas dore as aktoret e as aktrimin, qe sipas meje ka per te qene ajo vete fituesja e pare e kesaj sfide. Ne aktoret bashkejetuam pergjate xhirimeve, u afeksionuam me njeri-tjetrin dhe kjo sintoni eshte pasqyruar edhe ndaj kameres, kameres nuk i shpeton asgje. Edhe diçka qe desha te shtoja: “Sul più Bello” qe nje nga prodhimet artistike kinematografike qe u nderprene te parat pergjate karantinimit dhe nder te parat qe filluan veprimtarine pas shkeputjes perkatese, duke respektuar çdo norme sigurie. Te perfunduarit e nje filmi te madh si ky, ne nje moment historik kaq tragjik, kjo qe fitorja e pare e mirefillte e kjo eshte merite e producenteve tane Roberto Proia e Gianluca Leurini, qe mbrojten siç duhet punen  artistike e na mundesuan te punojme lirisht. Kemi punuar me zemer qe te gjithe e jam i bindur se kjo gje do te na rezervoje kenaqesi ne te ardhmen, jam i sigurt per kete.

Kjo interviste eshte e disponueshme dhe ne italisht

Please follow and like us: