Albspirit

Media/News/Publishing

Rrugëtimi i Komunitetit Egos nga Shqipëria në Angli, Europë dhe SHBA

Era Cela

Ndonëse të gjithë janë rikthyer pas pushimeve, Komuniteti Egos nuk ka pushuar asnjë ditë gjatë gjithë verës, por ka punuar pa e ndalur punë e tij asnjëherë. Kështu krahas  suksesit që ky komunitet ka në të gjithë Shqipërinë me projektet e tij që kryen herë pas here tani suksesit të tij i janë shtuar dhe zëra të rëndësishëm nga Europa, Amerika, Anglia etj. Projekti që Komuniteti Egos po zbaton së fundmi, fushatën kundër bullizmit, ka gjetur një mbështetje kudo nëpër botë. Së fundmi  komuniteti Egos ka përfaqësuesit e vet në Europë  në Angli dhe në vazhdim do të ketë në të gjithën botën. Së fundmi Komunitetit Egos i janë bashkau emra të sukseshëm nëpër botë.

Komuniteti Egos vazhdon me hapat e vegjël, për të sjellë seriozitetin, por dhe punë çdo ditë që si grup realizojmë.

Është bukur të shikosh që familja Egos po shtohet dhe po përkrahet nga figura që kanë sjell risi në komunitete shqiptare nëpër botë.

Ka ardhur koha ne të tregojmë personat që ne bashkëpunojmë në shumë vende të botës.

Të gjithë së bashku do mundohemi për të dhënë impaktin e këtij projekti, por dhe të shumë projekteve në vijim.

Komuniteti Egos do të ketë përfaqësues në të gjithë botën!

Përfaqësuesi nr.1, Nisret Bujari

Le t’ju prezantojmë me mbështetësin tonë në Austri, një ndër ta por dhe më i rëndësishmi, që kohë pas kohe ka mbështetur komunitetin Egos quhet z. Nisret Bujari.

Nisret Bujari është një shqiptar që familja e tij njihet shumë për vlerat dhe kontributin në shoqëri. Rrugëtimi i tij nuk ishte i lehtë pasi që në rininë e tij u largua nga atdheu për një jetë më të mirë si shumë shqiptarë.

Që nga viti 1999, Nisreti arriti që nëpërmjet punës të pa lodhur, synimeve, objektivave të qarta, të krijonte dhe biznesin e tij, që i ka shtuar një vlerë dhe seriozitet arritjeve të shqiptarëve në Austri, por kryesisht në Baden.

Duke parë vlerat, vendosmërinë, seriozitetin, emrin e mirë falë biznesit të ngritur, dëshira e bashkombasit tonë ishte që të arrinte të merrte pjesë në politikën në Baden të Austrisë.

Në fillim nisi si dëshirë, ama ai arriti t’ia dilte dhe të fitonte poste me rëndësi.

Ai arriti votat që të behej asambleist komunal dhe evropian (ambasador integrimi). Dhe mbështetësit e tij shqiptarë dhe jo vetëm dëshironin që ta kishin si lider në mënyrë të tillë që t’i mbështeste, por dhe t’i ndimonte në nevojat e tyre.

Nisretit i urojmë shumë suksese dhe falë bashkëpunimeve tona do ju gjendemi pranë në çdo projekt, aktivitet lidhur me komunitetin shqiptar në Austri.

Urojmë që planizimin e projektit tonë lidhur me bullizmin të gjejë serinë e bashkëpunimeve produktive aty.

Përfaqësuesja nr.2, Fatime Menalla

E ndërsa sa kaq një tjetër emër që i bashkohet Egosit në një tjetër  shtet në Gjermani.

Fatime Menalla Hysa ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, dega Gazetari. Studimet pasuniversitare i ka kryer për “Trashëgimi Kulturore”. Për katër vite ka mbajtur rolin e nënkryetares së organizatës “Jeta”, dega Selanik. Ka ushtruar rolin e mësueses së gjuhës shqipe tre vite pranë shkollës “Odissea”, në mënyrë vullnetare. Aktualisht kandidon në listën “Gemeinsam”, për këshillin e emigrantëve në qytetin e Münsterit, Gjermani. Motoja e saj në emigracion: Promovimi i vlerave shqiptare në Diasporë.

 

Përfaqësuesja nr.3, Iris Balli Hajdinaj

Iris Balli Hajdinaj do të jetë përfaqësuesja e Greqisë për Kumunitetin Egos!

Iris ka mbaruar studimet bachelor në Universitetin e Tiranës për Gjuhë-Letërsi dhe në Universitetin UBT në Prishtinë për Master në Shkencat Politike. Punon në shkollën Informatike Learn-it. Nga viti 2001 jep kontributin e saj në komunitetin kinez dhe nga 2008 në komunitetin shqiptar dhe nga 2009 merr pjesë në programin “Mobile school” për komunitetin rom. Po ashtu, Iris jep mësim falas të gjuhës shqipe në mënyrë vullnetare tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë nga viti 2008 deri më sot. Bashkëpunon me Ministritë e Arsimit Shqipëri dhe Kosovë. Nga 2016 e deri më sot është kryetare e Organizatës Jeta për Selanikun. Ëndrra e saj është të shikojë modelin e komunitetit kinez, realitet tek komuniteti shqiptar. Ka marrë titull nga komuniteti shqiptar në Athinë për karrierën e saj si intelektuale në Greqi. Është vlerësuar “Ambasadore e Kombit” nga Ministria e Shtetit për Diasporën. Iris dëshiron të ndihmojë komunitetin shqiptar pa asnjë lloj interesi vetiak.

Përfaqësuesja nr.4, Elona Gjergo

Një tjetër vlerë e shtuar në komunitetin Egos është dhe Elona Gjergo e cila do te perfaqësojë Greqinë.

Elona në vitin 2015 ka marrë çmimin “Shkrimtarja e Vitit” për komunitetin shqiptar në Greqi.

Veprat e saj janë:

  1. “Kur i lemë engjëjt të vdesin“, vlerësuar me çmimin ‘Sotir Andoni’.
  2. “Skizofrenia” best seller në Panairin e parë të librit shqiptar në Greqi, vlerësuar me çmimin “Faik Konica”.
  3. ”Gjashtë gishta e gjysmë” kandidat për çmimin e madh “Ismail Kadare”.

4.”Bisha prej qelqi”, romani për fëmijë që në sajë të tematikës që trajton, u bë bisedë letrare në shumë shkolla nëntëvjeçare në Shqipëri, Greqi dhe Itali.

  1. “Spectrum”, romani i saj i fundit që së shpejti do qarkullojë dhe në gjuhën greke.

Autorja ka pasion edhe poezinë edhe pse nuk ka ndonjë vëllim të botuar. Në vitin 2011 ka fituar çmimin e dytë në konkursin “Jul Variboba”. Në vitin 2012 ka fituar çmimin e parë për poezinë me varg të lirë, në konkursin “Jul Variboba”. Në vitin 2018 fitoi çmimin e parë në konkursin diasporik të poezisë me temën e emigracionit. Ndërkohë që është autore e dy teksteve këngësh, që kanë marrë pjesë në festivalin e fëmijëve. Në Korçë, ku fitoi çmimin e publikut dhe në festivalin mbarëkombëtar të Shkodrës. Romani për fëmijë “Bisha prej qelqi” është shndërruar dy herë në pjesë teatrale, nga fëmijë të shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Selanik të Greqisë dhe në Parma të Italisë. Është autore e cinepoetry “Lugatka” dhe fituesja e çmimit të parë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Neë York, NYTVFF .

Përfaqësuesja nr.5, Marsela Koçi

Marsela Koçi do të përfaqësoj Komunitetin  Egos për Londrën!

Marsela ka lindur në Berat, dhe prej vitesh banon në Londër. Ajo është e specializuar në Fakultetin e Komunikimit në Gjuhë dhe Kulturë të Huaj për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Universitetin e Milanos.

Marsela ka kryer një kurs specializimi në video-gazetari në shkollën e Kinemasë, Milano. Ka marrë certifikate mirënjohje në mikpritjen dhe ndërmjetësimin kulturor të adoleshentëve dhe të miturve emigrantë në Itali. Diplomë në Turizëm dhe menaxhim hotelerie, Milano (It).

Bashkëpunëtore aktuale si gazetare për Internationalwebpost.org. Moderatore në Alb UK TV, Londër në emisionin “Shqiponjat”. Bashkëpunimet e mëparshme në të njëjtin pozicion për All-tv.tv dhe drejtuese programit “Fluturim Shqiponjash” në webradio dirittozero.com.

Promovuese dhe bashkëpunëtore me shoqata të ndryshme kulturore në Milano dhe organizata kundër dhunës ndaj gruas si në Milano dhe në Shqipëri. Aktualisht është kryetare e lëvizjes atdhetare “Krahët e Shqipes” në Londër. Kryetare e shoqatës kulturore “Postriba”, Londër. Përfaqësuese e rrjetit social “The Shukran” për Shqipërinë, mbi thyerjen e barrierave kulturore dhe stereotipeve mbi vlerat e vërteta të bashkëjetesës fetare dhe kulturore mes myslimaneve dhe të tjera besimeve fetare.

Bashkëpunëtore me Revistën “Dritare”, Rome, me Revistën “Drini” etj.

Eksperiencë si ndërmjetëse e projekteve të ndryshme kulturore dhe sociale në shoqatën BaobabOnlus, Milano dhe shoqata të ndryshme si pjesë e realitetit të ri të migrantëve në Lombardi.

Bashkëpunëtore me shoqatën e parë të komuniteteve të huaja në Milano, Cittá Mondo për promovimin dhe zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve të tyre kulturore-artistike. Promovuese e Rrjetit të Biznesit Shqiptar në Diasporë.

Eksperte në kulturën dhe politikën e vendeve latine dhe dialogun midis shoqatave të ndryshme kulturore dhe kompanive latine në Milano për promovimin dhe përhapjen e artit, historisë dhe biznesit latin në Itali.

Përfaqësuesi nr. 6, Ragip Thaqi

Ragip Thaqi  është përfaqësuesi i  Italisë për Komunitetin Egos!

Ragipi është inxhinier i diplomuar në Metalurgji, në Fakultetin Xehtarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë në vitin 1989. Menjëherë pas mbarimit të studimeve filloi punë si profesor i lëndëve të Metalurgjisë në gjimnazin “Skënderbeu” në Drenas -Kosovë deri në vitin 1994, ku më pas emigroi ne Itali. Në Kosovë ka qenë aktivist i rregullt në lëvizjet e proceseve drejt çlirimit të Kosovës që nga ilegalja në “Lëvizjen për Republikën e Kosovës” e deri te proceset demokratike. Në Këshillin e Pajtimit të Gjaqeve, (vitet ‘90) në proceset e shndërrimit të shoqërisë nga ajo social-komuniste në atë demokratike. Ndërsa pas emigrimit në Itali Ragipi ishte një ndër themeluesit e shoqatës “ Bashkimi Kombëtar”në Bassano del Grapa , që nga viti 1995. Po ashtu nënkryetar i shoqatës “Bashkimi Kombëtar” deri me tani dhe gjithmonë aktiv nëpërmes shoqatës për nevoja të atdheut në Kosovë dhe Shqipëri. Njëkohësisht një ndër themeluesit e shkollës shqipe të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Bassano dG dhe mësues vullnetar pranë kësaj shkollë që nga viti 2010 e deri me tani, me nxënës të tri niveleve të gjuhës shqipe. Ndëmjetësues kulturor nëpër shkolla në zonën e Bassno dG. Bashkëpunues i rregullt me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Diasporës, në dy vende, Kosovë dhe Shqipëri. Aktiv në këshillin e mësuesve shqiptar në regjionin e Venetos. Endrra e tij është të ndihmojë komunitetin shqiptar kudo që gjendet sidomos brezin e ri duke i kompletuar kulturalisht me dy kulturat e vendit ku jetojnë dhe të origjinës së tyre!

Historitë e bukura vazhdojnë!

Please follow and like us: