Kronikë/Universi i pabujshëm i letrave shqipe, Lulzim Tafa në botimet jashtë vendit
Lulzim Tafa è nato il 2 febbraio 1970, in Lipjan. Ha fato la scuola elementare e liceo a Lipjan.
Si è laureato presso la Facoltà di Giurisprudenza all’Università di Prishtina. Insieme con i libri scientifici, autore di numerosi altri pubblicazioni in letteratura.
Finora i seguenti volumi di poesia pubblicati: “Il sangue non è acqua” (Editore Rilindja, Prishtina 1993), “Tristezza Metafora” (Rilindja, Prishtina 1997), “Il pianeta di Babilonia” (poesia drammatizzata, Rilindja, Prishtina, 1999) “Ho ancora due parole”(Edit. Faik Konica, Prishtina, 2011, “Cosa del male” (poesie scelte Edit. Gjordan-Studio, Sarajevo, 2011) “Mostra dei sogni” (Amanda Edit, Bucarest, 2012), “Under manen sover tiderna” (Erik Hans Forlag, 2012),”Terrible Songs” (Gracious Light, New York, 2013) “La théorie de l’explication des rêves” (Esprit des Eagles, Bruxelles, 2013).
Libri i Lulzim Tafës përkthehet në gjuhën ruse
Shtëpia Botuese “Lito” që është njëra ndër shtëpitë më të njohura botuese në Rusi me seli në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh në këtë vend, e që njihet edhe si kryeqyteti kulturor i Rusisë, ka botuar një koleksion me poezi të zgjedhura të poetit kosovar Lulzim Tafa.
Libri është prezantuar në muajin korrik 2011 përpara lexuese të gjuhës ruse dhe përmban 75 poezi. Redaktori i librit Dr. Vladimir Aleksandroviq parathënien e librit e nis me një thënie të Çehovit: “Shkruaj sa më shpejt që të jetë e mundur”. Aleksandroviq, shkruan më tutje: “Ne po e sjellim këtë poet të njohur për ta bërë pjesë të librave tanë, po ia bashkangjesim këtë libër, librave të tjerë të përkthyera nga gjuhët e huaja në gjuhën tonë. Tafa është një poet interesant që vjen nga një vend dhe letërsi e vogël, por si poet është shumë i njohur dhe i vlerësuar në Evropë dhe më gjerë. Ai është një poet që lexuesit e duan dhe e kërkojnë. Ai lexon poezinë tonë në origjinal dhe di shumë poezi përmendesh, ai i reciton poezitë në gjuhën ruse të Jeseninit, Pushkinit dhe të shkrimtarëve të tjerë tanë të njohur. Nga komunikimi që kam pasë me të jam i mahnitur me njohuritë që ka për poezinë ruse ndonëse është jurist dhe nuk ka studiuar për letërsi”.
Duke analizuar poezinë e Lulzim Tafës, studiuesi rus shkruan: “Vargjet e Lulzim Tafës janë të thjeshta, por tepër goditëse, ai është i përgatitur mirë me gjuhën dhe kombinimet stilistike, si fjalë për fjalë, ashtu edhe simbolikisht. Ai nuk përpiqet për ndonjë ‘stil të paparë’ apo eksperimentues të shkrimit të tij, por siç do të thoshte Tolstoi: “Ai e do vetëm atë që është e mundur dhe e disponueshme”. “Ne e mirëpresim dhe mbështesim këtë libër me dëshirën që ky autor gjithnjë e më i dukshëm të hapet dhe njihet sa më shumë para publikut në arenën ndërkombëtare dhe të themi gjithçka që ka qenë obsesioni i tij krijues dhe i jetës së tij në vitet e fundit e deri sot, entuziazmi i tij intim-rrëfimtar dhe dëshira e tij për të bërë jetën tonë të qetë, të lumtur dhe humane. Jam i kënaqur që të gjithë ata që do ta mbajnë këtë libër në duart e tyre do të rikthejnë një reputacion disi të lëkundur në poezinë bashkëkohore, e cila sot fatkeqësisht rrëshqet nga abstraksioni, konkludimet e çuditshme dhe ‘mendimet’ që janë të paarritshme për t’ i kuptuar ‘njeriu i vogël e i zakonshëm’, i cili e do poezinë dhe jetën, sepse ‘Poezia na mbajti’ e thotë edhe vetë poeti Tafa dhe kjo është arsyeja pse unë e falënderoj”, ka shkruar studiuesi Vladimir Aleksandroviq.
Botime jashtë vendit të Lulzim Tafës
Shkrime të tjera për poetin Lulzim Tafa
Lulzim Tafa, i ftuar nderi në Festivalin e Poezisë në Itali, merr çmimin e madh ‘Neruda 2019’
Lulzim Tafa, fitues i Çmimit Ndërkombëtar “Mihai Eminescu” në Rumani