Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Qytetarët në mbijetesë dhe po paguajnë faturën e Pandemisë

 

Me ardhjen e virozave stinore situata do të rëndohet më shumë, do të mbingarkohet sistemi shëndetësor më tej që tashmë është në kaos.

Nëse kemi 150 raste të testuara mesatarisht kuptohet që ka 1500 -2000 raste, pra që në Maj kemi transmetim komunitar.

Që në Maj popullata u la në mëshirë të Covid-19.

Edhe hapja e shkollave paraqet rrezik pasi nuk u ngrit një grup i përbërë nga ekspertë mjekë, ekspertë të arsimit, psikologë për të vlerësuar situatën më parë, sidomos në qytetet e mëdha dhe nuk u mbështet me një buxhet.

Vaksinimi për virozat stinore në botë fillon në shtator, Italia fqinje ka nisur vaksinimin për virozat stinore, po ikën shtatori dhe këtu akoma asgjë.

Nëse do të lihet kështu sistemi do të mbingarkohet, diagnoza diferenciale do të vështirësohet dhe mjekimi pa një diagnozë të qartë do rëndojë pacientët dhe do mbingarkojë spitalet, rrjedhimisht do të kemi rritje të numrit të vdekjeve.

Në vend asnjë masë deri tani nuk është e bazuar në evidenca.

Mbyllja duhet të shërbente për të fuqizuar sistemin shëndetësor për të rritur kapacitetet testuese, gjurmuese e mjekuese.

Thjesht u bë shtyrje në kohë e përhapjes Covid-19.

Kemi raste të njëjta pothuajse me Europën, por kemi raste të rënduara dhe vdekje më shumë.

Kjo pra për arsye të një sistemi që nuk teston në kohë, nuk diagnostikon në kohë dhe nuk trajton si dhe kur duhet pacientin.

Ligji për sëmundjet infektive siguron të drejtën e pacientit të trajtohet falas nga shteti.

Por pacientët shqiptarë blejnë çdo gjë vetë, medikamente, eko, skaner, aparate të gjitha me pagesë.

Keq organizim, mungese e protokolleve të veçanta sipas gjendjes së pacientit dhe ato që u dërgojnë mjekeve, shabllone.

Në këtë situatë ku ka humb kontrolli, nuk mund të ketë as parashikime të qarta për muajit në vazhdim.

1 milion euro kanë paguar deri tani shqiptarët vetëm për testim në privat.

Plus maska dhe dezinfektantë për fëmijët në shkolla, prapë një faturë afro 1 milion euro.

Plus trajtimi shtëpiak, prapë një faturë e lartë disa milionë euro.

Me gjithë thirrjet dhe apelin e opozitës dhe ekspertëve të saj për të vënë situatën nën kontroll për testime, gjurmime dhe mjekim falas për popullatën, qeveria vazhdon me propagandë e demagogji, paaftësi dhe abuzim njëkohësisht, duke i lënë në mëshirë të virusit, duke paguar vetë qytetarët faturën e Pandemisë, ku shumica janë në kushte mbijetese.

Please follow and like us: