Kishte gruan telendare, ikën nga arresti shtëpiak dhe kthehet në burg
Një 50 vjeçar në Katania ka marrë një vendim të papritur. I dënuar nga gjykata, me masën arrest në shtëpi për grabitje, duket se nuk ka duruar dot më të qëndrojë në një banesë me bashkëshorten e tij.
Pas një grindje në shtëpi, ai ka hequr byzylykun elektronik dhe është paraqitur në burgun e Giarres duke iu shpjeguar rojeve se preferonte më mirë të qëndronte në qeli sesa me të shoqen.
Megjithatë duket se nuk ka shpëtuar dot nga “makthi” i tij pasi gjykatësi e ktheu sërish në arrest shtëpie nën “kontrollin” e gruas së tij.
Please follow and like us: