Sabina Darova: Libraria më antike në Kinë
Tianyl Ge (në gjuhën kineze 天一阁 ); pinyin: Tian Yi Gé, që në shqip do të thotë “Një pavion qielli”, është një librari me kopësht e vendosur në Ninabo, Qarkun Zhejang, Ching. Njihet si libraria më antike ekzistuese në Kinë, e themeluar në vitin 1561 nga Fan Oin gjatë dinastisë Ming, në kohët e arta, e cila mburrej për një koleksion prej 70 000 vëllime librash antikë.
Emri Tan Yi i referohet konceptit të bashkësisë kozmike e përshkruar si një dinasti Han, komenti i “librit të Ndryshimeve”. Në alkiminë kineze Tianyl është e lidhur me elementin e ujit, kështu besonej, duke formuar një emër ujëzor i cili do ta mbronte librarinë nga dëmtimet kundrejt zjarrit.
Perandori Qianlang i dinastisë Qing viziton Tanyi Ge dhe urdhëron funksionarët e tij që të vizatojnë plane bibliotekash të tjera të Perandorisë; midis tyre edhe bibliotekën Wenyuam Ge, në Qytetin e Ndaluar, Wenjin Ge në Chengde Mountain Resort në shtëpinë e Siku Quanshu enciklopedia.
Mbas luftës së opiumit, anglezët rrëmbyen shumë koleksione të historisë dhe gjeografisë nga libraria. Ky akt u ndoq edhe nga vjedhje hajdutërie vendas.
Në 1940, koleksioni u katandis në 20.000 vëllime. Mbas themelimit të Republikës Popullore Kineze, si shkak i sforcimeve të Qeverisë dhe dhurimeve nga koleksionistë privatë, arritën të rekuperoheshin rreth 30.000 vëllime. Mes tyre dinastia e rrallë e Ming në vëllime, të cilat ishin kopjuar me shkrim dore.
Në 1982, “Tianyl Ge “ është njohur nga autoritetet kineze si trashëgimi Shtetërore. Për më tepër, ajo gjendet në kompleksin e tempullit teatral, të familjes Qi. Faqet e mureve janë të realizuara në mënyrë të tillë që të parandalojnë zjarret.
Pozicioni dhe shpërndarja spaciale
Tianyi Padiglione Historic District gjendet në pjesën qendrore dhe perëndimore të rrugës historike të Yuehu West Street në qytetin e vjetër të Ninabo. Në ndërrmarjet kulturore të feudalëve kinezë gjatë dinastisë Ming , Yan Wen i “Tiangoi g Parterne” ka qenë e trupëzuar në Tianyl Pavion dhe e transformuar në “ East Garden“, si pjesë e parkut lulishtor. Kjo është e ndërlidhur me tre parqe: Parku perëndimor, Jugor dhe ai Lindor.
Tianyi Ge Garden
Nga 1989, pjesët stërgjyshore përgjatë rrugeve, si Qinjiatang, tempulli i familjes Wen, muzeu i familjes Chen, si dhe disa ndërtesa të fabrikuara i janë trupëzuar Tanyl Pavjon duke e shndërruar në një vitrinë të kulturës tradicionale. Hapësira e Tianyl padiljon ka arritur maksimalen duke përmbledhur në trupin qendror të tij, muzeun ( bibliotekën), lulishten dhe arkitekturën tradicionale.
Parandalimi i zjarreve
Materialet jo të djegshme janë futur në disa përbërës që për ndërtimin janë çelës fitues. Përshembull, përdorimi i argjilës për të mbështjellë strukturat në dru. Kjjo përzierje ka krijuar dyer- prerje flakësh në ndarjet e brendshme të dy ndërtesave. Ndërsa pishina e bibliotekës mund të shërbejë edhe si rezervuar uji, për ta mbrojtur nga zjarri.
Please follow and like us: