Sopranoja shqiptare Arlinda Morava, pjesëmarrëse në koncertin “Nata arumune” në Bukuresht
Nën drejtimin e aktorit të njohur rumun Marius Bodochi të enjten në mbrëmje do të mbahet në Bukuresht “Nata arumune”.
Të pranishmit në kopshtin “Herestrëu” të Teatrit “Konstantin Tënase” do të kenë mundësinë të shijojnë tingujt e muzikës nën interpretimin e Kuintetit “Arte”, Elena Georges, Xhixhi Sima, Xhika Koadë, Steaua de Vreari.
Në këtë mbrëmje të së enjtes së 24 shtatorit të titulluar edhe si “Ngjarja e vitit” do të interpretojë edhe sopranoja shqiptare Arlinda Morava.
Në fillim të shtatorit sopranoja Morava që jeton e ushtron aktivitetin në Rumani, ndërsa shprehej për planet e saj të afërta foli për premierën kombëtare të “Salierit”.
Në këtë shfaqje ajo mori pjesë në cilësinë e të ftuarës së nderit, luajt și aktore dhe interpretoi dhe katër arie nga operat e Moxartit, një pjesë të Antonio Salierit si edhe një pjesë fetare.
“Do të vazhdoj me koncerte și dhe me projektin tim “Netët e sopranes Arlinda Morava dhe të ftuarit e saj” të mbështetur nga “Rotary International” (România Moldova ) si dhe me shfaqjen “Dashuri e Pasion” që ka në qendër aktorin e madh rumun Marius Bodochi!” mbyllte intervistën Morava. Bashkëpunimin me aktorin e njohur ajo po e vijon edhe me këtë “Mbrëmje arumune”.
Vitin e kaluar Arlinda ishte organizatore e “Natës së gjatë arumune” që zgjati nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 1:30 të natës me këngëtaret me të njohur arumunë.
Në “Natën e gjatë arumune” të vitit të kaluar u interpretuan pjesë të gjinive të ndryshme muzike, duke filluar me muzikë të perpunuar në klasike, ato tradicionalet e vjetra arumune dhe deri tek ato me te komercializuara. U interpretuan valle dhe poezi tipike arumune, qe pothuajse te gjitha kanë ne thelb stilin ballkanik qe i karakterizon.
Kuinteti i djemve, “Arte Quintet” përbëhet nga 5 instrumentistë kryesorë të Radio- Difuzionit Kombëtar Rumune ish Radio Televizionit Kombëtar Rumun. Ata do të interpretojnë 2 pjesë instrumentale të vjetra arumune të përpunuara.
Koncerti i këtij viti pritet të zgjasë rreth 2 orë gati./opus.al/