Viti 1917, transporti publik në Shqipëri autobusi Ersekë-Jorgucat
Transporti publik, autobusi nga Erseka për në Jorgucat (në jug të Gjirokastrës), në kohën e Luftës së Parë Botërore (Viti ~1917). Kolonjë, Shqipëri. Foto nga arkivi i Dhimitër Vangjelit.
Dhimitër Vangjeli (1872-1957), emigruar në Athinë që në moshë të re, kthehet në Ersekë, nga fillimi i viteve 1900 duke çelur një dyqan në tabelën e të cilit shkruhej “Hëmbëltore, Orëndreqës e Fotograf”. Këtë dyqan falë pasionit të tij për fotografinë, ai brenda një kohe të shkurtër e shndërroi në një laborator fotografik. Ai shëtiti në të gjithë fshatrat e Kolonjës duke u shndërruar në personin e dashur i cili shkrepi fotografi nga gjitha ciklet e jetës, që nga lindja, pagëzimi, martesa e vdekja. Rreth 1300 negativë prej xhami nga koleksioni i tij u rizbuluan në arkivin e Bashkisë së Ersekës./diaspora shqiptare/
Please follow and like us: