Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: Hi dhe Diell

 

E pashë një urë pa brigje
dhe një diell që fortë ndritke
ujë s’pashë

E pashë dhe një bari rrëzë bjeshkës
dhe një tufë ujqërish
dhi s’pashë

E pashë hënën n’pikë ditës
dhe fort kish marrë dritë nga dielli
udhë s’pashë

E pashë zjarrin përtej qiellit
dhe hartën e madhe
hi s’pashë

Please follow and like us: