Luan Malltezi: Libri tronditës për fatin tragjik të inxhinierit Saimir Maloku
Një libër tronditës për fatin tragjik të inxhinierit elektronik Saimir Maloku nën regjimin komunist në Shqipëri. Saimiri ishte një inxhinier i talentuar. Ai kishte qenë studenti me i mirë në shkollë. Ai dëshironte të ndihmonte shokët dhe miqtë e tij të shikonin emisione televizive të huaja. Për këtë gjë edhe u arrestua dhe u dënua rëndë nga regjimi i kaluar. Lexuesi i librit tronditet për fatin e tij, për hetuesinë kriminale të ushtruar nga njerëz kriminelë për afro shtatë muaj me radhë në një burg të nëndheshëm në Burrel. Ai i bëri ballë kësaj hetuesie të rëndë duke qenë i vetmuar, i uritur, i poshtëruar, i rrënuar nga 78 kilogram dhe doli nga hetuesia 43 kg. Ai është ndër të paktët, që qëndroi i pathyer nga dhuna e tmerrshme dhe mizore e hetueseve kriminelë.
Nderim për inxhinier Saimir Malokun për qëndresën e tij të jashtëzakonshme. Ai ishte një njeri që e donte jetën, rininë dhe muzikën e Bitellsave. Ai nuk kishte asnjë krim ndaj shtetit, por ishte një djalë i talentuar sepse donte njerëzit, shokët dhe miqtë. Pse u ndoq dhe u dënua kaq ashpër ky njeri ? Këtë asnjë nuk mund ta kuptojë. Kjo është edhe drama e jetës të tij, drame e te gjithë shqiptareve nën një regjim të egër që kaloi vendi për 47 vite me radhe. Nderim për këtë njeri që kaloi padrejtësisht një jetë të rëndë, shumë të rëndë.