Brixhit Bardo: Zgjodha vetminë për t’u mbrojtur!
…Zgjodha vetminë për t’u mbrojtur. Kërkoj të ruaj veten nga njerëzimi që më rrethon, nga ky njerëzim i zhurmshëm dhe ‘mbytës’.
Jetoj e rrethuar nga kafshë, pemë, lule. Kujdesem dhe kam kuaj, gomerë, desh, dhi, derra, pula, rosa, pata, pëllumba. Dhe… sigurisht, mace dhe qen.
Madje nuk e di se sa janë.
Ndihem shumë më afër natyrës dhe kafshëve sesa njerëzve.
Pranoj se e urrej shumicën e specieve njerëzore.
Jam e ‘martuar’ dhe mbështes kauzat e kafshëve duke i dhënë kështu një kuptim ekzistencës sime këtu poshtë (ndërsa jam gjallë, në tokë).
Po përpiqem t’i shpjegoj njeriut se mizoritë e shkaktuara ndaj kafshëve janë të padenja, të papranueshme, çnjerëzore në fakt.
Nuk ma ndjen fare që bota të kujtojë hyjnoren Bardo, e cila nuk ishte aspak hyjnore…