Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Ferri në parajsë ngre strehë

Picture instalacion @eduina.jaupi

Them është legjitimu përçmimi im ndaj padrejtësisë dhe botës hi,
Se janë shkrumbu tërë besimet e ideologjitë –
Bashë paralelit të zhgënjimit që mban zi.
Kur injoranca sfidon dijen,
Ta dini se mbytet çdo vizion në rrugëtimin për në shpirt.
E si mund atëherë të flasësh për shpirt,
Për kulte mendimi a shtëpi n’harmoni?

Ngjan kaq naive –
Ti veshësh territ dritë.
Shpresë, nuk ka më asnjë stinë.
Që prej rrënjësh ka nis të kalbet e mira.
Turpin njerëzor e trupin e tij s’e përçojnë më
As vlera, as buka me nder e as ndërgjegjja.
Aty n’myk edhe shtrëngatat dridhen n’frikë,
Dhe ulin kokën ‘kollosat’ veç kur u vjen vdekja.

E keni vënë re sa erë t’mirë vjen pastërtia?
Ah, kur hipokrizia fle mbi gjokset bosh
Dhe ngjit malet pa vesë, oksigjen a besë
Ferrat ngjasojnë me lulet
Dhe ferri në parajsë ngre strehë.

Mjerimi është më shumë se kurrë i perceptuar diell
Ndaj liritë e demokracitë nuk kanë epoka,
Por thjesht kombe e njerëz të mëdhenj –
Që nuk ushqehen me ligësi, as me krimba e as me qoka.
Mrroklla.
Shqipëria ka veç mrroklla e dokrra.
Pa hesap.

Vargje poetike nga Haris Vongli 

 

 

Please follow and like us: