Vdes Juri Orlov, disidenti dhe fizikanti i njohur sovjetik
Ndahet nga jeta 96-vjeç disidenti dhe fizikanti sovjetik, Juri Orlov, një nga themeluesit e “Helsinki Group” në Moskë, Njoftimin e bëri organizata e të drejtave të njeriut, një nga më të mëdhatë në Rusi.
“Ideja e tij, sipas së cilës qytetarët mund të sigurojnë respektimin e dimensionit njerëzor të marrëveshjeve të Helsinkit dhe, së bashku, të nxisin shtetet të respektojnë angazhimet e tyre, filloi Lëvizjen Ndërkombëtare të Helsinkit në vitin 1976”, theksoi “Helsinki Group”. Grupi i Helsinkit i Moskës u krijua në 1976 për të siguruar që autoritetet sovjetike të respektonin angazhimet e tyre për të drejtat e njeriut, të vendosura në Aktin Final të Helsinkit 1975, në fund të Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë.
Fizikanti bërthamor dhe veterani i Luftës së Dytë Botërore, Juri Orlov ishte presidenti i parë i “Helsinki Group” në Moskë.