Albspirit

Media/News/Publishing

Anketa e CNN: Biden e fitoi debatin e pare me Trumpin

Atlanta, 30 shtator 2020 – Sipas një ankete të zhvilluar nga CNN, gjashtë prej dhjetë ndjekësve të debatit mes dy kandidatëve për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara mendojnë se kandidati democrat Joe Biden ka dalë fitues në debatin e parë, ndërsa vetëm 28 për qind besojnë se debatin e ka fituar presidenti actual  Donald Trump.

Rreth dy të tretat e të anketuarve thanë se përgjigjet e Bidenit ishin më të sakta se sa ato të Trumpit dhe se sulmet e tij ndaj presidentit u vlerësuan më të drejta se sa sulmet e Trumpit ndaj ish-nënpresidentit.

Shumica e votuesve thanë se i besojnë më shumë Bidenit se sa Trumpit për çështjet e rëndësishme që u shtruan në debat, përfshirë pabarazinë racore, kujdesin shëndetësor, koronavirusin dhe nominimet për Gjykatën Supreme.

Rezultati ishte më i ngushtë sa i përket ekonomisë. 50 për qind e të anketuarve thanë se Biden ishte më i mirë, ndërsa 48 për qind e pëlqyen Trumpin.

Në përgjithësi, 63 për qind e pjesëmarrësve në anketë thanë se Bideni pati plan më të mirë për zgjidhjen e problemeve të vendit, ndërsa vetëm 30 për qind thanë se Trump pati plan më të mirë.

Në anketën me të njëjtit votues, të zhvilluar para debatit,  56 për qind e tyre thanë se prsinin që Biden të dilte fitues I debatit, ndërsa 43 për qind thanë se Trump do ta fitojë debatin.

Rezultati i anketës pas debatit është i përafërt me rezultatin e debatit të parë të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kur 62 për qind kishin thënë se Hillary Clinton e kishte fituar debatin, ndërsa vetëm 27 për qind ishin në anën e Trumpit.

 

Please follow and like us: