Zbardhet axhenda e mbledhjes së qeverive Shqipëri-Kosovë
Nesër do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi do të nisë në orën 11:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Gjatë takimt pritet që të firmosen edhe disa marrëveshje të rëndësishme për dy vendet.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve dy kryeministrat Edi Rama dhe Hoti do të kenë një konferencë për shtyp të përbashkët.
Axhenda e mbledhjes
11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve
11.15 – Mbërritja e Avdullah Hotit
11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
Fjalë e Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Avdullah Hotit, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave