Albspirit

Media/News/Publishing

1 person i vdekur dhe 159 persona janë infektuar 24 orët e fundit me COVID-19 në vendin tonë

389 viktima, 5239 të infektuar aktivë dhe 8342 të sheruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve ka ndërruar jetë vetëm një person i infektuar me Covid-19, duke shënuar një ulje në viktima. Një 75-vjeçar nga Tirana, nuk ia ka dalë dot mbanë që t’i mbijetojë koronavirusit, duke bërë që numri i viktimave në Shqipëri të shkojë në 389.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1084 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në: 87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik.

Please follow and like us: