Albspirit

Media/News/Publishing

Anija e sondimit “Kanuni” përgatitet për misionin e parë në detin e Zi

Ministri Dënmez ka bërë në «Twitter» një postim në lidhje me anijen e sondimit “Kanuni”.

“Anija ‘Kanuni’ më 10 tetor do të niset nga porti ‘Taşucu’ i Mersinit për në portin ‘Haydarpaşa’ të Stambollit në kuadër të përgatitjeve për të kaluar ngushticën. Rruga e mbarë «Kanuni»”, shkruan ministri.

Anija e shpimit «Kanuni» është ndërtuar në vitin 2012 dhe në fillim të këtij viti ajo është përfshirë në inventarin e korporatës turke të hidrokarbureve (TPAO). Anija është 227 metra e gjatë dhe 42 metra e gjerë.

Në portin “Taşucu” të Mersinit anija ka kryer shërbimet e mirëmbajtjes, janë bërë punime në drejtim të zhvillimit dhe përditësimit të sistemeve të saj.

Misioni i parë i sondimit për anijen «Kanuni» do të jetë deti i Zi./trt/

Please follow and like us: